LAJMI I FUNDIT:

Krose: Të dhënat statistikore të Bankës Popullore janë konform standardit më të lartë statistikor të FMN-së

Krose: Të dhënat statistikore të Bankës Popullore janë konform standardit më të lartë statistikor të FMN-së

Banka Popullore e kryen funksionin statistikor në mënyrë cilësore, në kohë dhe në mënyrë transparente që është e një rëndësie jetike për sigurimin e stabilitetit makroekonomik, zhvillimin e politikës monetare, si dhe për marrjen e vendimeve cilësore nga bartësit e politikave ekonomike, u theksua në takimin mes guvernatorit të Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, zëvendësguvernatorit Fadil Bajrami dhe drejtorit të Departamentit të statistikave të FMN-së Bert Krose të mbajtur në kuadër takimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Siç informon BP, drejtori i Departamentit për statistika u shpreh i kënaqur me faktin që Banka Popullore përgatit të dhëna statistikore cilësore si dhe duke ndjekur standartin më të lartë statistikor.


“Banka Popullore në përputhje me standardin më të lartë statistikor për shpërndarje për të dhënat e FMN – së rregullisht mbledh, përpunon dhe publikon të dhëna dhe vazhdimisht punon në zhvillimin dhe përmirësimin e fushave individuale statistikore. Mbështetja nga FMN është jashtëzakonisht e rëndësishme. Që nga tetori i vitit të kaluar, Banka Popullore ka filluar të publikojë llogaritë dhe pasqyrat financiare tremujore. Në fushën e statistikave të jashtme, po bëhen përpjekje për të lehtësuar më tej procesin e dorëzimit të të dhënave në Bankën Popullore, për të cilën janë duke u zhvilluar disa projekte të raportimit elektronik. Në këtë segment po punohet edhe për përmirësimin e metodologjisë për vlerësimin e transfertave private si zë i rëndësishëm në bilancin e pagesave”, informojnë nga Banka Popullore.

Tek statistika monetare, shtojnë prej atje, vazhdojnë aktivitetet e projektit afatgjatë për një sistem të integruar publikimin e të dhënave për qëllime statistikore dhe mbikëqyrëse. Këtë muaj u publikua për herë të parë propozimi i të “gjelbërve” i cili synon të përmirësojë disponueshmërinë e të dhënave të ndryshimeve klimatike, të cilat janë thelbësore për analizën dhe miratimin e politikave.

“Banka Popullore vazhdimisht aplikon praktika për forcimin e transparencës dhe realizon komunikim të rregullt me ​​rapotuesit dhe përdoruesit e të dhënave statistikore”, thuhet në kumtesën e sotme nga Banka Popullore.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori