LAJMI I FUNDIT:

Kroatët krijuan një pajisje që heq kafshët nga rruga

Kroatët krijuan një pajisje që heq kafshët nga rruga

Në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve në Zagreb, u prezantua Waldpas, pajisja e parë për largimin e kafshëve të egra nga rruga me ndihmën e dritës infra të kuqe.

Pajisja montohet lehtësisht në targën e automjetit dhe drita e saj infra të kuqe e distancon kafshën nga vetura.


Kafshët, njerëzit, pra edhe prona e tyre vetura mbrohen duke parandaluar përplasjen e automjeteve me kafshët e egra.

“Waldpas është një pajisje unike e zgjuar e krijuar për shoferët që kujdesen për qeniet e tjera të gjalla në rrugë. Pajisja, e montuar në mbajtësen e targave, lëshon dritë infra të kuqe në të dy anët e rrugës në të cilën lëviz automjeti. Kjo i shpërqendron kafshët dhe i pengon ata të afrohen në rrugë”, tha Ana Trepsic, menaxhere e biznesit e Waldpas.

Pajisja u krijua gjatë pandemisë së coronavirusit.

“Përplasjet e automjeteve me kafshët e egra janë një problem i madh në trafik, dhe publiku nuk ka pranuar asnjë zgjidhje ekzistuese si mjaft të mirë. Ne kemi qenë në kërkim të një zgjidhjeje që nuk ka efekte të dëmshme për njerëzit dhe kafshët. Publiku do t’i njohë përpjekjet tona dhe se me ndihmën e ekspertëve dhe komunitetit akademik ne do të vazhdojmë kërkimet në këtë fushë dhe se zgjidhja jonë një ditë do të fitojë aplikim global”, tha Marko Borosak, novator dhe drejtor i Waldpas. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Valdet Kaçandolli kryen përgatitjet e fundit për Kampionatin Evropian, Kurti e cilëson si një nga talentët e shquar të autosportit

Valdet Kaçandolli kryen përgatitjet e fundit për Kampionatin Evropian, Kurti e cilëson si një nga talentët e shquar të autosportit

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?

Auto
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Auto
Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!

Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!

Auto
Çfarë do të ndodhë me Golf 9?

Çfarë do të ndodhë me Golf 9?

Auto
Kalo në kategori