Kroacia ka shënuar fitore ndaj Marokut me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës Katar 2022.
Një ndeshje shumë e bukur, ku nuk munguan aksionet e bukura dhe golat.
Pas eliminimit të tyre nga Argjentina dhe Franca, këto dy skuadra luajtën për një vend në podium, ndërsa përballja filloi furishëm.
Që në minutën e 7-të erdhi goli, kur Ivan Perisic asistoi te Josko Gvardiol i cili shënoi për 1-0.
Por vetëm pas dy minutash Maroku arriti të barazojë, kur Achraf Dari me një goditje me kokë shënoi për 1-1.
Pas golave kroatët kishin dy raste të mira me Mislav Orsic dhe Luka Modric, por nuk e gjetën golin.
Maroku u kthye në sulm duke rrezikuar me Youssef En Nesyri , Soffian Boufal dhe Hakim Ziyech, por as afrikanët nuk ishin të saktë.
Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej pa gola, në skenë doli Orsic që me një goditje të bukur shënoi për 2-1.
Pjesa e dytë pritej që të ishte interesante, por ta ritmi dhe rastet ishin më të pakta.
Më të filluar 45 minutëshi i dytë, Ivan Perisic gjeti Orsicin, që gjuan, por jashtë kuadratit.
Në minutën e 74-të, Kroacia kërkoi penallti, kur Gvardiol u rrëzua në zonë, por gjyqtari nuk bëri shenjë për në pikën e bardhë.
Pas një minute Maroku ka mundur të barazojë me El Nesyri, por Livakovic priti nga afër gjuajtjen e tij.
Kroacia ka mundur të sigurojë fitoren në minutën e 87-të, por gjuajtja e Mateo Kovacic nga afër shkoi jashtë porte.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Kroacia mori fitoren që ua sjell vendin e tretë, për herë të dytë në histori të tyre. Ata kanë edhe një vend të dytë të fituar para katër vitesh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos