KRM “Pastrimi” ka njoftuar se ka pastruar edhe një tjetër deponi ilegale të mbeturinave në Prishtinë, ku ishin grumbulluar mbetje inerte, vëllimore dhe të amvisërisë.

Kompania theksoi se ky është një nga disa intervenimet e fundit, shpeshherë në të njëjtat lokacione, ku deponitë rikrijohen për të dytën apo të tretën herë.


Nga “Pastrimi” u apelua edhe një herë te qytetarët që të mos hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe ndikimin direkt që ndotja ka në shëndetin publik.

Kompania u bëri thirrje banorëve për bashkëpunim dhe vetëdijesim, me qëllim parandalimin e krijimit të deponive ilegale dhe mbajtjen e hapësirave publike të pastra. /Telegrafi/