LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 7° fog

KRM “Çabrati” ndryshon orarin e grumbullimit të mbeturinave

KRM “Çabrati” ndryshon orarin e grumbullimit të mbeturinave

Kompania rajonale e mirëmbajtjes “Çabrati” ka bëtë të ditur se orari i grumbullimit të mbeturinave do të pësojë ndryshime.

Këtë lajm e kanë konfirmuar për Telegrafin edhe nga KRM “Çabrati”, të cilët në përgjigjen e tyre të dërguar përmes e-mailit kanë thënë se ky vendim është marrë bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës.

“Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta me datë 13.07.2024 është marrë vendim na MMPHI, me të cilin: Ndalohet qarkullimi në auto-udhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T”, thuhet fillimisht në përgjigjen e KRM “Çabrati”, shkruan Telegrafi.


Ndërsa nga kjo kompani po ashtu kanë bërë të ditur edhe ndryshimin e orarit të grumbullimit të mbeturinave.

“Në respektimin e këtij vendimi, bëjmë me dije se deri më datë 31 korrik 2024 kemi ndryshuar:

Shërbimi për Grumbullimin e Mbeturinave nga KRM “Çabrati” Sh.A. do të fillojë në ndërrimin e paradites, nga ora 05:00 – 11:00, ndërsa me ndërrimin e pasdites nga ora 17:00 e tutje. Ky ndryshim vlen për të gjithë konsumatorët e Komunës së Gjakovës”, thuhet në përgjigjen e plotë të KRM “Çabrati”./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Kalo në kategori