Sipas mediave lokale të Evropës, lista e kërkesave për mbrojtjen e kufijve të jashtëm dërguar vendeve anëtare të BE-së nga ana e Republikës së Maqedonisë“ ka ekspozuar dobësitë e disa vendeve duke bllokuar zgjidhjet e plotë të Bashkimit Evropian për krizën me refugjatët”, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale shkruajnë se Republika e Maqedonisë dërgoi një letër 12 prej faqesh deri tek disa vende anëtare duke shpjeguar nevojat e saj në të, me qëllim që ta ketë nën kontroll të plotë kufirin e saj jugor.
Sipas tyre në dokument thuhet se vendit do t’i nevojiten makina inxhinierike për ndërtimin e fortifikimeve në kufirin jugor dhe materiale për të ndërtuar një gardh mbrojtës me gjatësi prej 300 metrave, si dhe një kamp për 400 persona. Poashtu në këtë dokument thuhet se u kërkuan pajisje që do të përdoren për kontrollin e turmave, përfshirë shpenzimet mujore për personelin, automjetet dhe mbulimin e plotë të aftësive teknike të ushtrisë.
Siç theksojnë mediat lokale, disa vende anëtare u shprehën të gatshme për t’i siguruar Maqedonisë pajisjet e kërkuara, por gjithashtu deklaruan se “mund të ketë kufizime”, duke marrë shembull Austrinë ku sigurimi i pajisjeve ushtarake në një vend tjetër është i kufizuar dhe kërkon miratimin parlamentar.
Në vijim mediat lokale shtojnë sipas ekspertëve ligjorë pajisjet e siguruara vendi mund t’i përdor për presion të brendshëm përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit. “Pajisje për kontrollin e turmave: Maqedonia kërkon bomba të veçanta (shok bomba dhe topa gome), spraj piperi dhe dispenzues për kontrollin e turmës”, shkruajnë mediat lokale.
Për përdorimin e pajisjeve të siguruara për presion të brendshëm, ekspertët ligjorë bazohen në krizën politike aktuale në Maqedoni, të cilët e quajnë të brishtë dhe të tensionuar mes qeverisë dhe opozitës, pasi që u anuluan zgjedhjet , për shkak se opozita deklaroi se do të bojkotojnë zgjedhjet nëse mbahen më 24 prill.
Ditëve të fundit në kufirin greko-maqedonas arriti përshkallëzimi i situatës, pas së cilës pati edhe përleshje mes refugjatëve dhe policisë maqedonase. Refugjatët nga ana greke u përpoqën me forcë për të hyrë në territorin e Maqedonisë, ndërsa policia maqedonase ndërhyri edhe me gaz lotsjellës.
Numri i refugjatëve që janë të vendosur në kufirin verior grek është mbi 10 mijë, ndërkohë që në baza ditore arrijnë mbi 1 mijë të tjerë, ndërsa në territorin e Maqedonisë hyjnë rreth 300 refugjatë në ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja