Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ende nuk ka vendosur se kur do t’ia dërgojë garancitë e kërkuara presidentit, Gjorge Ivanov, që të mund ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re.
LSDM thotë se teksti tanimë është hartuar me mbështetjen e partive të koalicionit, që kryesisht bazohet në programin qeveritar që garanton respektimin e Kushtetutës dhe ruajtjen e karakterit unitar të shtetit, ashtu siç ka kërkuar Ivanov, i cili mosdhënien e mandatin e ka arsyetuar me atë që njihet si “Platformë e Tiranës”.
Ndërkohë, edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i kërkoi ditë më parë Presidentit dhënien e mandatit, në të kundërtën paralajmëroi formimin e Qeverisë edhe pa mandat.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se presidenti Ivanov duhet ta respektojë vullnetin e popullit dhe jo të taktizojë për qëllime politike.
“Nëse nuk e jep mandatin ai vepron kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve të cilët votuan për ndryshime. Ai këtë nuk guxon ta bëjë, pasi është vetëm një individ, ndërsa mbi 700 mijë të tjerë votuan për këtë shumicë e cila duhet të formojë Qeverinë e re. Presidenti nuk guxon më të bëjë shkelje, pasi ai do të përballet jo vetëm me përgjegjësi politike por edhe me përgjegjësi penale”, thotë Temelko Ristevski.
Ai gjithashtu përjashtoi edhe mundësinë e përsëritjes së incidentit në Kuvend më 27 prill.
“Unë nuk besoj se do të vjen deri tek përsëritja e skenarit të Kuvend, pasi nga vizita e diplomatit amerikan Hoy Yee, disi janë zbutur qëndrimet. Këtu kanë ndikuar edhe masat që janë ndërmarrë kundër dhunuesve në Kuvend, ndoshta jo ashtu siç duhet, por fakti se janë ndërmarrë veprime, ka përçuar mesazhin deri tek ata por edhe të tjerët që mendojnë të përdorin dhunën, se një ditë do të përgjigjen. Ndryshime do të ketë, ndoshta jo sot, por një ditë gjithsesi se po, prandaj besoj ata e kanë kuptuar mesazhin se me dhunë nuk zgjidhen problemet dhe se çdonjëri prej tyre do të përgjigjet përpara organeve të drejtësisë”, thotë Ristevski.
Nga ana tjetër, Maqedonia tani përballet edhe me krizë të pushtetit lokal. Shumica parlamentare në koordinimin tek kryetari i Kuvendit, ku mungoi VMRO DPMNE-ja nuk ka sjell ndonjë datë për seancën e Kuvendit në të cilët do të vendosej për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave që skadon të hënën në mesnatë.
“Partitë u morën vesh se prioritet i jashtëzakonshëm për Maqedoninë është arritja e marrëveshjes për miratimin e propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, me të cilin mbajtja e zgjedhjeve lokale do të parashihet në gjysmën e parë të muajit tetor, kurse mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve të vazhdohet deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillave dhe kryetarëve të komunave”, thuhet në komunikatën e kryetarit të Kuvendit, pas takimit me përfaqësuesit e partive politike.
Ministrja e Pushtetit Lokal, Shiret Elezi ndërkohë përmes një komunikate i ka bërë thirrje partive që sa më parë të miratojnë ndryshimet e nevojshme ligjore.
“Nuk duhet lejuar që kriza politike ta dëmtojë procesin e decentralizimit, pasi demokracia lokale është themel mbi të cilin ndërtohen kapacitetet demokratike të shtetit. Duhet të merret parasysh interesi i qytetarit që është tatimpagues, i cili paguan për shërbimet lokale dhe të njëjtat duhet t’i marrë në kohë dhe me kualitetin më të lartë të mundshëm, si dhe nevojën e realizimit të së drejtës së qytetarëve që të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes”, thuhet në komunikatë.
Kriza në Maqedoni u përshkallëzua në dhunë më 27 prill kur protestuesit e nismës “Për Maqedoni të bashkuar” pushtuan Kuvendin duke lënduar rëndë shumë deputetë të shumicës parlamentare, të cilët paraprakisht zgjodhën Talat Xhaferin për Kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
10 vjet nga Ligji për sigurime shëndetësore, 11 vjet nga Ligji për shëndetësinë – PRAK liston pikat e rëndësishme për sistemin shëndetësor, por që nuk janë bërë
Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre