LAJMI I FUNDIT:

Kriza në Sudan: Ushtria shpall zgjedhje

Kriza në Sudan: Ushtria shpall zgjedhje

Udhëheqësit ushtarakë të Sudanit thanë se do të braktistin të gjitha marrëveshjet ekzistuese me koalicionin kryesor të opozitës dhe se do të mbajnë zgjedhje brenda nëntë muajsh.

Njoftimi vjen pasi ushtria u përball me kritika të shumta nga ndërkombëtarët, për shkak të dhunës ndaj protestuesve, të hënën në qytetin Kartum, ku mbetën të vrarë së paku 30 vetë.


Shtetet e Bashkuara e cilësuan sulmin e ushtrisë si “brutal”.

Sudani qeveriset nga Këshilli i Përkohshëm Ushtarak prejse presidenti Omar al-Bashir u përmbys nga pushteti, gjatë një puçi në muajin prill.

Bashir, i cili sundoi Sudanin për dekada, u rrëzua dhe u arrestua pas disa muajsh protesta kundër qeverisë së tij.

Por, protestuesit i vazhduan tubimet, duke thënë se krerët e rinj ushtarakë janë vetëm vazhdim i regjimit të Bashirit.

Protestuesit kërkojnë që vendi të udhëhiqet nga një qeveri civile.

Fillimisht ka qenë e paraparë që tranzicioni te sundimi civil të zgjasë tre vjet, por kreu i Këshillit të Përkohshëm Ushtarak, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, tha se zgjedhjet do të mbahen brenda nëntë muajsh, me mbikëqyrje rajonale dhe ndërkombëtare./rel/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori