LAJMI I FUNDIT:

Kriza në PD, nesër mblidhet Kryesia

Kriza në PD, nesër mblidhet Kryesia

Partia Demokratike do të mbajë një mbledhje të kryesisë së saj për të diskutuar enkas situatën politike që sheh një përçarje brenda saj, të iniciuar nga lëvizja e “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Lajmi që mbledhja do të mbahet nesër në orën 16:00, u shpërnda nga vetë sekretari i Përgjithshëm i partisë opozitare, Gazmend Bardhi, me motivacion “Diskutime dhe vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të depozitojë nesër një kallëzim penal për atë që cilëson si shpifje për çështjen e inceneratorëve.

“Shpifjet e ulëta që vijnë nga persona që dje kanë mbështetur kandidatin e PS-së Orlando Rakipi, kanë për qëllim vetëm të dëmtojnë figurën e kryetarit të Partisë Demokratike dhe t’i shërbejnë mafies së inceneratorëve”, thuhet në deklaratën e PD-së./tch