Kriza me mbeturinat në Prishtinë, Avokati i Popullit reagon pas refuzimit të Ramës për takim

Avokati i Popullit ka reaguar pas përkeqësimit të situatës me menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Prishtinës, duke e vlerësuar këtë gjendje si rrezik real për shëndetin publik dhe sigurinë e qytetarëve.
Në përpjekje për të kuptuar më mirë problemin dhe ndikimin e tij në të drejtat e qytetarëve, Avokati i Popullit kishte ftuar në një takim Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe menaxhmentin e kompanisë “Pastrimi”.
Qëllimi i takimit ishte dëgjimi i të dyja palëve dhe shqyrtimi i pasojave që kjo krizë ka për mbi 800 punëtorë të kompanisë dhe gjithë banorët e kryeqytetit.
Megjithatë, përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës kanë njoftuar në minutat e fundit se nuk do të marrin pjesë në takim, duke ofruar arsye të cilat, sipas Avokatit të Popullit, nuk qëndrojnë dhe përbëjnë një mungesë respekti ndaj këtij institucioni kushtetues. Sipas tij, ky qëndrim i komunës është tregues i papërgjegjësisë ndaj interesave të qytetarëve dhe krizës serioze që po përshkallëzohet në qytet.
Në takim mori pjesë vetëm kryeshefi ekzekutiv i KRM “Pastrimi”, z. Petrit Reçica, i cili prezantoi dokumente dhe prova që dëshmojnë se ekziston një rregullore e miratuar nga Kuvendi Komunal, por që, sipas tij, nuk po zbatohet nga komuna. Moszbatimi i kësaj rregulloreje, sipas Reçicës, ka çuar kompaninë në prag të falimentimit dhe ka vënë në pikëpyetje pagat, furnizimin me karburant dhe operimin e rregullt të shërbimeve të pastrimit.
Avokati i Popullit ka theksuar se, për momentin, nuk do të dalë me ndonjë qëndrim përfundimtar pa dëgjuar edhe palën tjetër – Komunën e Prishtinës – por e ka konsideruar të pashmangshëm dëmin që po u shkaktohet qytetarëve dhe punëtorëve, përfshirë rrezikun e përhapjes së ndonjë epidemie për shkak të grumbullimit të mbeturinave.
Ai rikujton se Komuna e Prishtinës ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për të siguruar shërbime publike të rregullta dhe cilësore, dhe ka obligim të gjejë një zgjidhje urgjente për situatën e krijuar.
“Në ditët në vijim, Avokati i Popullit do të bëjë përpjekje të reja për të realizuar një takim me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, me qëllim të sqarimit të kësaj situate dhe ndërmarrjes së rolit të ndërmjetësuesit për zgjidhjen e këtij problemi,” thuhet në njoftimin e këtij institucioni./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prishtinë, mungesë uji në disa zona për shkak të ndërprerjes së rrymës dhe punimeve në kanalin Ibër-Lepenc

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një ndërtesë e pabanuar

Qentë endacakë në Prishtinë me kujdes apo krizë? Përplasen komuna dhe aktivistët

"Asnjë ditë pushim për shtatë vjet": Historia e investitorit amerikan, pasuria e të cilit tani vlerësohet në rreth 6 miliardë dollarë

Aeroplanët luftarakë amerikanë kalojnë nëpër Mbretërinë e Bashkuar ndërsa Trump po shqyrton mundësinë e sulmit ndaj Iranit

Izraeli pretendon se ka vrarë dy komandantë të Gardës Revolucionare në Iran - publikon pamje të njërit prej aksioneve

Lewandowski pranon t'i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite

Irani dhe Izraeli shkëmbejnë sulme të reja - gjithçka MINUTË PAS MINUTE

Dështon për të 35-në herë konstituimi i Kuvendit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield