LAJMI I FUNDIT:

Kriza energjetike, qeveria shqiptare jep 28 miliardë lekë [266 milionë euro] për përballimin e rritjes së çmimeve

Kriza energjetike, qeveria shqiptare jep 28 miliardë lekë [266 milionë euro] për përballimin e rritjes së çmimeve

Ministrja shqiptare e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se qeveria përmes një Akti Normativ i është përgjigjur me masa konkrete situatës së krijuar në Shqipëri nga kriza energjetike në tregjet ndërkombëtare e më tej nga pasojat e luftës në Ukrainë.

Ibrahimaj prezantoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ndryshimet në buxhetin e vitit 2022, të cilat synojnë mbështetje buxhetore për sektorin e energjisë, transportit urban si dhe shtresave në nevojë.

Ndër të tjera, ministrja tha se parashikohet që inflacioni i përgjithshëm mesatar për vitin 2022 në tërësi do jetë rreth nivelit prej 4.5 për qind, ku pritet të kulmojë në tremujorin e dytë dhe fillimit të tremujorit të tretë.


Ndërkohë, sipas saj, nga viti 2023 e në vijim parashikohet që inflacioni mesatar vjetor do jetë rreth parashikimit të Bankës së Shqipërisë prej 3 për qind.

Sipas ministres, kjo situatë pritet të rezultojë në një rritje ekonomike më të ulët nga ajo e parashikuar në fillim të vitit prej 4.2 për qind.

“Objektivat e rritjes së qëndrueshme priten të rikthehen rreth nivelit prej 4 për qind nga viti 2023 e në vijim, sipas parashikimeve fillestare”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo shtoi se edhe në skenarët më pesimiste, ku këto goditje supozohen më të forta, sërish rezulton që ekonomia do të vijojë të ketë rritje pozitive këtë vit dhe të rikthehet në trendin normal në afatin e mesëm, dhe inflacioni të rikthehet në normalitet që vitin tjetër.

Duke u ndalur në treguesit e rishikuar të buxhetit, ministrja u shpreh se rishikimi ka si synim kryesor dhënien e mbështetjes buxhetore për sektorin e energjisë në shumën 20 miliardë lekë [162 milionë euro] duke çuar këtë shumë në 28 milliard lekë [266 milionë euro] për vitin 2022 si dhe financimin e një pakete ndihme për konsumatorët për të përballuar pasojat e rritjes së çmimeve të konsumit, e quajtur Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës, me kosto 6 miliardë lekë [48.5 milionë euro].

Sipas Ibrahimajt, të ardhurat e buxhetit të shtetit me këtë Akt Normativ rriten me 10 miliardë lekë [81 milionë euro] mbështetur në ecurinë pozitive të realizimit të planit të të ardhurave tatimore dhe doganore nga administrata fiskale, për 2 mujorin 2022 dhe në parashikimet për realizimin e tyre deri në fund të vitit.

Ndërkohë, tha ajo, shpenzimet buxhetore janë shkurtuar në masën 16 miliardë lekë [129 milionë euro] , nga të cilat rreth 6 miliardë lekë në shpenzimet korente dhe rreth 10 miliardë lekë në shpenzimet kapitale. Këtu, ministrja tha se janë prekur shpenzimet jo-prioritare, shpenzimet administrative dhe shpenzime të vlerësuara që mund të shtyhen në vitet në vijim.

Ministrja u shpreh se masat mbrojtëse për shtresat vulnerable të shoqërisë do të vijojnë në përputhje me situatën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori