LAJMI I FUNDIT:

Kriza e Milanit: Fonseca pati rekord më të mirë se Conceicao para se të shkarkohej

Kriza e Milanit: Fonseca pati rekord më të mirë se Conceicao para se të shkarkohej

Corriere dello Sport ka raportuar se rekordi i Sergio Conceicaos në 15 ndeshjet e tij të para në krye të Milanit është më i keq se ai i Paulo Fonsecas. 

Milani pësoi humbje me rezultat 2-1 ndaj Torinos të shtunën dhe tani janë tetë pikë mbrapa top katërshes, me një ndeshje më pak të luajtur. 

Conceicao ishte emëruar trajner i ‘Rossonerëve’ në fund të dhjetorit duke zëvendësuar Fonsecan. 


Ai pati një fillim të mrekullueshëm të aventurës së tij në Itali, duke mposhtur Juventusin dhe Interin për të fituar Superkupën e Italisë. 

Sidoqoftë, rekordi i tij në 15 ndeshjet e tij të para është më i keq se i Fonsecas në 15 ndeshjet e tij të para në ‘San Siro’. 

Eliminimi nga Liga e Kampionëve detyron Milanin ta shesë yllin e skuadrës
Lexo po ashtu Eliminimi nga Liga e Kampionëve detyron Milanin ta shesë yllin e skuadrës

Conceicao ka marrë tetë fitore, tri barazime dhe katër humbje në të gjitha garat, duke regjistruar kështu 1.8 pikë për ndeshje. 

Në 15 ndeshjet e fundit para shkarkimit, Fonseca kishte një mesatare prej 2.06 pikësh për ndeshje, duke siguruar nëntë fitore, dy humbje dhe katër barazime. 

Milani i Conceicaos pësoi humbje ndaj Juventusit, Dinamo Zagrebit, Feyenoordit dhe Torinos, teksa dy humbjet e vetme të Fonsecas erdhën ndaj Napolit dhe Atalantës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Premier League
Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ligat tjera

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori