LAJMI I FUNDIT:

Kriva Pallanka shpall thirrje publike për iniciativa për përpunimin e planeve urbanistike

Kriva Pallanka shpall thirrje publike për iniciativa për përpunimin e planeve urbanistike

Vetëqeverisja lokale në Komunën e Kriva Pallankës ka shpallur thirrje publike për paraqitjen e iniciativave për përpunimin e planeve urbanistike në territorin e komunës për vitin 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Departamenti për urbanizëm, komunikacion dhe mbrojtje të mjedisit hapësinor pranë Komunës së Kriva Pallankës, informojnë se iniciativat mund t’i dorëzojnë persona juridik dhe fizik, deri më 23 mars të këtij viti.


Komisioni për urbanizëm në afat prej 15 ditësh prej ditës së skadimi të afatot për paraqitje të iniciativave, do të vendos për çdo prej tyre dhe do të njoftojë iniciatorët për atë se a u është pranuar ose jo iniciativa./Telegrafi/