Këngëtarja e njohur Era Istrefi vazhdon të mbetet njëra ndër artistet më kontroverse të tregut muzikor.

Është shquar gjithmonë për stilin e saj të veçantë, i cili vazhdon atë ta përcjell edhe në karrierën ndërkombëtare, të cilën e ka nisur tash e disa vite.


Një fotografi e publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, bëri që Era të shumë-komentohet nga ndjekësit e saj.

Bëhet fjalë për një fotografi, ku Era shfaqej e veshur me reçipeta në formë penisi, imazh i cili u përcjell me nota negative nga fansat e saj.

era1 1

kritikat që vërshuan në drejtim të saj ishin të shumta, deri në momentin që këngëtarja ndërmori një veprim shumë interesant.

era2 1

Ajo vendosi që të bllokojë hapësirën për komente në fotografinë e publikuar, duke mos i lejuar ata që të komentojnë në fotografinë e shumë përfolur.

Ndryshe, dueti i saj i fundit “No I love Yous” me French Montanën, është pëlqyer shumë nga fansat dhe ka marrë miliona shikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/