Rregullorja e miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës, e cila ka filluar të zbatohet nga data 1 shkurt, po vazhdon të kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilët edhe kanë kërkuar të pezullohet zbatimi i saj, pasi që sipas tyre, mund të krijojë tensione ndër etnike.
Madje, ndërkombëtarët kanë kërkuar që çështja e dinarit serb të jetë pjesë e diskutimeve në dialogun Kosovë-Serbi.
Time Kadrijaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherazi anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se vendi gjendet në një fazë kur aleatët po kërkojnë për shtensionim të situatës.
“Jemi në një fazë kur aleatët tanë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian po kërkojnë për shtensionim të situatës. Kjo ka qenë edhe kërkesa që t’i hiqen masat dhe sanksionet që u janë vendosur Kosovës. Unë konsideroj që BQK është institucion i pavarur dhe tash a është e nxitur prej Qeverisë për çështjen e dinarit apo jo, nuk kam dijeni, sepse ashtu po deklarohen. Reagimi i aleatëve tanë është që ta lejojmë njëfarë periudhe kohore, pra ta lejojmë njëfarë periudhe kohore ose po kërkojnë shtyrje të implementimit të një udhëzimi administrativ për çështjen e njohur”, theksoi ajo.
Kadrijaj pohoi se “Qeveria në fakt duhet të konsultohet edhe me aleatët tonë dhe ta mbajë një veprim i cili është i duhur, sepse nëse po tentohet me me këto veprime, të deskalojë situata ose të përshkallëzojë, mendoj se nuk ia vlen”.
Sipas saj, është mirë që qeveria e bashkë me aleatët tanë të ulën dhe të gjejnë një zgjidhje.
“Po ndoshta nuk ish dashtë që secila temë të diskutohet në kuadër të dialogut, por ish dashtë konform rregullave që ekzistojnë edhe në Bashkimin Evropian, sepse Kosova dihet që synon të jetë pjesë e BE-së”, theksoi ajo.
Deputetja Kadrijaj pohoi se edhe kjo çështje duhet vendosur mes BQK-së dhe aleatëve për të gjetur një zgjidhje implementimin e këtij udhëzimi.
Kurse, sa i përket mbylljes së strukturave paralele, Kadrijaj thotë se Kosova është shtet i pavarur dhe veprimet duhet bërë në mënyrë të pavarur.
Ndryshe, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.
Në reagimet e tyre, ndërkombëtarët kanë kërkuar që Kosova të mos marrë veprime të njëanshme që mund të ndikojnë në tensionimin e situatës në komunat me shumicë serbe.
Sipas tyre, çështja e dinarit mund të diskutohet në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
Në anën tjetër, Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar tashmë informatat e rëndësishme mbi rregulloren e re, ku ka ritheksuar se në Kosovë nuk mund të përdoret asnjë valutë tjetër përveç Euros./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë