LAJMI I FUNDIT:

Krisja me Heidin, Romeo: E shikoj më shumë si lojtare se sa të dashurën time

Krisja me Heidin, Romeo: E shikoj më shumë si lojtare se sa të dashurën time

Romeo Veshaj ka sqaruar gjatë spektaklit të sotëm (e shtunë) marrëdhënien e tij me Heidin.

Ai tha se ka arritur në pikën që e sheh më shumë si lojtare se sa si të dashur.

“Jam pa fjalë. Nuk e mendoja kaq të gjerë këtë diskutimin, Nuk mendoja se kishin folur kaq shumë për mua dhe Heidin. Prandaj të thash mos u jep llogari njerëzve. Unë e shikoj shfrytëzim situate për të parë interesat e tyre, nga Juli i pari që i thotë ‘ai pa ty nuk bën dot, ti po’, nga Ledjona që është e merakosur më shumë për lojën time dhe të Heidit sesa për lojën e saj”, tha prezantuesi i njohur.


Foto: Screenshot/YouTube

Veshaj në vazhdim tha: “Unë nuk kam askujt për detyrë për tu dhënë shpjegime. Mund të kem gabime. Unë ndjesinë e kam me Heidin, por lëmsh ndjesinë që nuk i besoj këtu brenda për shkak të gjithë veprimeve. E shikoj më shumë si lojtare sesa të dashurën time”.

Romeo tutje theksoi: “Nuk ka asgjë të keqe të shohi lojën. Kuptoni edhe ndjesinë, kjo ka filluar te pulsanti. Kam menduar se duke parë që un jam me nerva me x njeri të paktën mos ma sill afër dhe mos qesh. Unë kur i hedh gjërat mas shpine, i hedh. Komenti ‘dua më shumë vëmendje’, ca do më. Françeskën nuk e besoj, askujt ktu brenda nuk i ha as për mua as për këtë vajzën”.

Nga ana e Heidit, ajo tha se Romeo ka ndryshuar dhe se për këtë nuk mund të jenë bashkë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nUuppDCfYYo