Kris Jenner dhe partneri i saj afatgjatë, Corey Gamble, thuhet se kanë pasur një përplasje të tensionuar teksa po largoheshin nga dasma luksoze e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia. Sipas Daily Mail, gjithçka ndodhi të premten, menjëherë pas ceremonisë, dhe momenti është kapur nga kamerat.

Sipas Nicole Hickling, eksperte për leximin e buzëve, arsyeja e debatit ishte insistimi i Kris që gjatë udhëtimit me taksi ujor të mos kishte asnjë pasagjer tjetër përveç tyre. Në video shfaqet Kris teksa futet në taksi, ndërsa pas saj vjen Corey. Hickling interpreton se në atë moment ai i drejtohet stafit duke thënë: “Jemi të lumtur që udhëtojmë vetëm. Kjo është ajo që Kris dëshiron.”


Kjo, thuhet, ka bërë që Jenner të ndërhyjë e irrituar dhe t’i thotë partnerit të saj: “Çfarë po bën? Duhet të flasësh? Ta kam thënë... për hir të Zotit... dua të udhëtoj e vetme”.

Corey atëherë doli për një moment nga varka për të konfirmuar me një punonjës se do të udhëtonin pa të tjerë në bord, e më pas u kthye pranë Krisit.

Pavarësisht tensionit të dukshëm me Coreyn, Jenner ruajti mirësjelljen ndaj stafit. Në një pjesë tjetër të videos, dëgjohet duke i thënë Coreyt: “Thuaju që i falënderova,” pasi një punonjës i portit i ofroi asaj një pecetë për t’u fshirë nga uji i mundshëm gjatë udhëtimit.

Çifti ndodhej në Venecia me rastin e dasmës madhështore tre-ditore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, e cila mblodhi shumë fytyra të njohura dhe elitën botërore. Kris dhe Corey mbërritën të enjten, të shoqëruar nga vajzat e saj Kim dhe Khloé Kardashian, si dhe Kylie e Kendall Jenner.

Megjithatë, sipas një burimi pranë familjes, plani fillestar nuk përfshinte gjithë këtë shoqëri. Thuhet se Kendall, Khloé dhe Kylie nuk ishin të ftuara fillimisht, dhe ftesat për to erdhën vetëm pasi Kris ndërhyri. Gjatë qëndrimit në Paris për mbrëmjen e vajzave, Kris i kishte kërkuar Laurenit që të përfshinte edhe tri vajzat e tjera.

“Në fillim ishin ftuar vetëm Kim dhe Kris,” tha burimi. “Por Mama Kris e pyeti Laurenin nëse mund të sillte edhe vajzat e tjera teksa ishin në Paris.”

Po sipas burimit, Lauren Sánchez nuk i njeh shumë mirë Kendallin, Khloén dhe Kylen. Ky veprim nuk është i pazakontë për 69-vjeçaren Kris, e cila shpeshherë kërkon leje për të marrë gjithë familjen në ngjarjet më të rëndësishme.

Madje, flitet se Kris kishte edhe një motiv tjetër – sipas personave të afërt, ajo mendonte se kjo dasmë mund të ishte mundësi e mirë që vajzat e saj të pamartuara të njiheshin me partnerë të pasur dhe të famshëm. /Telegrafi/