LAJMI I FUNDIT:

Kriminelët serbë të luftës Simatoviq dhe Stanishiq dënohen me nga 15 vjet burgim

Kriminelët serbë të luftës Simatoviq dhe Stanishiq dënohen me nga 15 vjet burgim

Kolegji i Apelit për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, ka shpallur aktgjykim të formës së prerë kundër Jovica Stanishiqit dhe Frenki Simatoviqit, udhëheqësit e Sigurimit Shtetëror të Serbisë.

Stanishiq dhe Simatoviq u dënuan me të njëjtin dënim me 15 vjet burgim, transmeton Telegrafi.

Kolegji i apelit pranoi ankesën e prokurorit, dhe arriti në përfundimin se Stanishiq dhe Simatoviq, morën pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale të udhëheqjes politike dhe ushtarake të Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë.


Nga krimet në Kroaci, ata janë përgjegjës për krimin në Daljska Planina në qershor 1992.

Ata u dënuan me nga 15 vjet burgim, dhe me këtë dënim Stanishiq dhe Simatoviq u zbulua edhe aktgjykimi i fundit i Tribunalit të Hagës për krime lufte të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë.

Në vitin 2021, Stanishiq dhe Simatoviq u shpallën përgjegjës për ndihmën dhe nxitjen e akteve kriminale të vrasjes si shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, si dhe akteve kriminale të dëbimit, transferimit të detyruar dhe persekutimit të myslimanëve dhe popullatës kroate si krime kundër njerëzimit të kryera nga forcat serbe, pas marrjes nën kontroll të Shamac në BeH në prill të vitit 1992. Për këtë, ata u dënuan secili nga 12 vjet burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një tërmet me fuqi 6.2 magnitudë godet Turqinë, epiqendra afër Stambollit

Një tërmet me fuqi 6.2 magnitudë godet Turqinë, epiqendra afër Stambollit

Turqia

"Oferta përfundimtare" e Trump për paqe kërkon që Ukraina të pranojë pushtimin e Krimesë nga Rusia

Evropa
Arabia Saudite lëshon paralajmërime përpara sezonit të Haxhit - gjoba, burg dhe dëbim për ata që 'shkelin vizat'

Arabia Saudite lëshon paralajmërime përpara sezonit të Haxhit - gjoba, burg dhe dëbim për ata që 'shkelin vizat'

Botë
Administrata Trump propozon një

Administrata Trump propozon një "shkundje të madhe" të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, zbulohen disa detaje

Amerika
Vance sugjeron se Ukraina dhe Rusia mund të shkëmbejnë territore si pjesë e marrëveshjes së paqes

Vance sugjeron se Ukraina dhe Rusia mund të shkëmbejnë territore si pjesë e marrëveshjes së paqes

Evropa
Përkundër protestave të shumta, Parlamenti i Malit të Zi miraton projektiligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe

Përkundër protestave të shumta, Parlamenti i Malit të Zi miraton projektiligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe

Mali i Zi
Kalo në kategori