Atentatet e shpeshta që po ndodhin këtyre ditëve, me pasojë vdekjen e personave, që sipas policisë dhe medieve kanë qenë të përfshirë në botën e krimit, e bën Shqipërinë, në përpjesëtimet e duhura, të ngjashme me Sicilinë, Kalabrinë apo Napolin e disa dekadave më parë.
Logjika e paligjshmërisë sjell në ekzistimin e një sistemi paralel marrëveshjesh dhe “drejtësie” që shmang institucionet e shtetit ligjor, e pse jo në disa raste i përdor ata. Këtë sistem paralel e kanë në gjak kryesisht shoqëritë që ende nuk janë shkëputur nga format primitive të jetës sociale, ose ato shoqëri ku mbizotëron krimi më shumë se sa ligji.
Jo vetëm këto ngjarje, por edhe situata të tjera zbulojnë brishtësinë dhe shëndetin e dobët të shoqërisë shqiptare e cila nuk po gjen rrugën drejt ligjshmërisë në të gjithë kapilarët e saj. Nga ana tjetër, pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj situate, e cila ndihmohet së paku në mënyrë të tërthortë, edhe nga kaosi politik, janë largimet e njerëzve nga Shqipëria, sidomos largimi i më të rinjve.
Gënjen ai që thotë se Shqipëria po ecën mirë. Nuk është e vërtetë kjo. Por, po ashtu është i padrejtë edhe ai që thotë se në Shqipëri nuk ka të ardhme, a thua se atë duhet të na e lërë dikush në rrugë të paketuar, si një dhuratë-befasi, e ne duhet vetëm t’i zgjidhim fjongon për ta marrë atë e për ta shijuar.
Në përgjithësi kush thotë se gjërat në Shqipëri po ecin mirë e më mirë, si disa syresh opinionistë partiakë, i shërbejnë as më shumë e as më pak, por një vizioni mesianik të partisë së radhës në pushtet.
E, nga ana tjetër, kush me fatalizëm mohon perspektivën do të thotë se po pret vetëm t’i zërë vendin të parëve ose e pret këtë të ardhme pa mundin e një pune bletare të përditshme.
Duke u kthyer të situata e krimit ne ndjejmë nevojën e një sigurie që ka emrin e një angazhimi serioz për luftimin e tij, me vetëdijen realiste se ai nuk zhduket përgjithmonë dhe tërësisht. E, megjithatë, nuk janë vetëm institucionet të vetmet që luftojnë krimin. Ata kanë nevojë për mbështetje qytetare, madje për pjesëmarrje qytetare.
Kjo mbështetje qytetare krijohet kur ndiejmë se i përkasim qytetit (civitas) e se qyteti na përket të gjithëve. Ky qytet, bashkësi personash dhe familjesh, formohet dhe ndërtohet. Nuk është një afrim i rastësishëm individësh, por një organizëm i gjallë ku secili ka vendin e vet, gjithnjë në relacion me të tjerët e ku secili angazhohet për të tashmen e të ardhmen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Izraeli sulmon Iranin me raketa
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi