LAJMI I FUNDIT:

Krijuesit e TomTom tani me aplikacion për aktivitet sportiv

Krijuesit e TomTom tani me aplikacion për aktivitet sportiv

Krijuesit e aplikacionit të famshëm për hartat rrugore, TomTom tani e kanë lansuar edhe aplikacionin tjetër për aktivitetin në palestër, për tu ndihmuar përdoruesve të saj të jenë aktiv në sporte.

Kompania njoftoi sot se po përgatit një aplikacion të ri për stërvitje, të projektuar për të punuar së bashku me linjën e saj të gjerë të produkteve.


I quajtur TomTom Sports, aplikacioni thuhet se jo vetëm do të jetë një vend për të parë statistikat dhe të dhënat e stërvitjeve, por gjithashtu do të ofrojë pasqyrë të plotë të aktivitetit fizik si dhe motivim për t’i ndihmuar njerëzit të mbajnë aktivitetin fizik.