Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar Programin Qeverisë për vitet 2021-2025, ku prioritet është menaxhimi i pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike.
Për sa i përket zhvillimit ekonomik, programi parasheh krijimin e Fondit Sovran, shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mos ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit, ridizajnimi i politikave fiskale, qëndrueshmëria e financave publike dhe formalizimi i ekonomisë, shkruan Telegrafi.
Po ashtu, Qeveria ka paraparë edhe rritjen e pagës minimale në 250 euro si dhe ngritjen e pragut të pagës që nuk tatimohet në nivelin e kësaj page.
Me krijimin e Fondit Sovran, pritet që AKP të shuhet duke e shndërruar në një agjenci brenda Qeverisë.
“Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për mundësimin e investimeve të jashtme dhe qasjen në tregje të huaja të kapitalit. Po ashtu, Fondi Sovran do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës. Si pasojë e kësaj, do të shuajmë Agjencinë Kosovare për Privatizim me anë të transferimit të saj në agjenci brenda Qeverisë”, thuhet në Programin Qeverisës.
Qeveria thotë se do ta krijojë Agjencinë Zhvillimore, si mekanizëm për udhëheqjen e politikave nëpërmjet ministrive dhe agjencive të pavarura.
“Për arritjen e prioriteteve zhvillimore të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, do të krijojmë Agjencinë Zhvillimore, si një mekanizëm për udhëheqjen e politikave zhvillimore ndërmjet ministrive dhe agjencive të pavarura. Për më tepër, Agjencia do të mbështesë sektorin privat dhe publik në arritjen e synimeve strategjike zhvillimore, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të biznesit vendor, promovimit dhe rritjes së investimeve të jashtme dhe rritjes së eksportit”, parasheh Qeveria, përcjell Telegrafi.
Në Programin Qeverisës parashihet edhe themelimi i Bankës Zhvillimore.
“Banka Zhvillimore do të jetë mekanizëm për mbështetjen e sektorit privat dhe promovimin e investimeve. Ajo do të jetë komponenti kreditues, që do të financohet nga paratë publike dhe shitja e letrave të borxhit, duke investuar në degë të caktuara të industrisë, që krijojnë vende pune dhe përmirësojnë bilancin tregtar”, tregohet në program.
Sa i përket infrastrukturës, Qeveria zotohet se do të angazhohet për krijimin e sistemit të integruar për transportin rrugor, hekurudhor dhe ajror, në funksion të zhvillim ekonomik.
Në plan janë përmendur edhe disa projekte infrastrukturore, por që nuk është paraparë edhe ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit.
“Krijimi i sistemit të integruar për transportin rrugor mundëson lidhje më të mirë dhe më të shpejtë mes rajoneve brenda vendit dhe jashtë saj. Për të arritur këtë, do të përfundojmë projektet ekzistuese infrastrukturore, si ndërtimin e segmentit të autostradës Besi – Merdare dhe autostradës Prishtinë – Gjilan, zgjerimi i rrjetit ekzistues rrugor Prishtinë-Mitrovicë dhe autoudhën Kijev – Zahaq, do të zbatojmë projektet e reja si zgjerimi i rrugëve nacionale Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, përfshirë rrugët qarkore, rehabilitimin e rrugëve kombëtare Qafë Duhël – Shtime – Ferizaj, që lidhet me autostradën Prishtinë – Shkup, si dhe ndërtimi i rrugëve kufitare Deçan – Plavë, Prizren – Tetovë dhe Gjilan – Kumanovë”, thuhet në planin e Qeverisë.
Më tej, Qeveria thotë se “vëmendje të veçantë do t’i kushtojmë rehabilitimit të rrjetit ekzistues si dhe ndërtimit të rrugëve të reja, si dhe ndërtimit të unazës së jashtme të Prishtinës”.
Te ridizajnimi i politikave fiskale, Qeveria thotë se do të rishikohen të gjitha politikat aktuale, veçanërisht ndryshimi i formës së deklarimit të Tatimit në të Ardhura Personale.
“Për sigurimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike, do të ridisejnojmë politikat fiskale. Këtë synojmë ta arrijmë nëpërmjet rishikimit të politikave aktuale fiskale dhe zbatimit të politikave të reja, që përfshijnë analiza të sistemit tatimor, rishikimin e formatit të tatimit për bizneset e vogla dhe të mesme, ndryshimin e formës së deklarimit të Tatimit në të Ardhura Personale dhe vendosjen e obligimit për deklarimin vjetor të Tatimit në të Ardhura Personale”, thuhet në program, përcjell Telegrafi.
Për luftimin e ekonomisë jo-formale, Qeveria thotë se do të angazhohet në përmirësimin e sundimit të ligjit me qëllim të rritjes së të ardhurave tatimore, si dhe formalizmit të punësimit.
“Me qëllim të luftimit të ekonomisë joformale, do të fuqizojmë kapacitetet e inspektorëve tatimorë, aftësitë hetimore dhe të inteligjencës dhe koordinimin më të mirë ndërmjet institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe ndalimin e punës së padeklaruar”, njofton Qeveria e Kosovës.
Për sa i përket, sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, Programi Qeverisës parasheh krijimin e Agjendës Digjitale të Kosovës.
“Do të hartojmë Agjendën e re Digjitale të Kosovës, duke ndjekur praktikat dhe trendët më të mira ndërkombëtare. Po ashtu, do të punojmë në infrastrukturën fikse brezgjerë dhe atë mobile 5G. Do të mundësojmë identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike dhe do të zhvillojmë sistemin e Identifikimit Elektronik për qytetarët dhe bizneset. Rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë trajnimit të të rinjve në fushën e teknologjisë informative dhe qasjes së tyre në mundësi punësimi edhe në formën online”, thuhet në program.
Po ashtu, në Programin Qeverisë për vitet 2021-2025, zhvillimi i industrisë, ndërmarrësisë, tregtisë, turizmit, bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural. /Telegrafi/
\
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Çka është Dashuria? Dhurata të përsosura për ata që duam](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/artikull-3-780x439.jpg)
Çka është Dashuria? Dhurata të përsosura për ata që duam
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe