Kreshnik Uka fiton çmimin 'Ylli i javës' në BKT Superligë

Java e nëntë në BKT Superligën e Kosovës ka përfunduar ditën e shtunë.
Ndërkohë sot Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Bankën Tregtare Kombëtare (BKT), kanë zgjedhur futbollistin e javës.
Kreshnik Uka me dy golat e shënuar ndaj Feronikelit, e ndihmoi Drenicën të marrë tri pikë 4-0.
Sulmuesi 26-vjeçar po kalon nëpër një formë të shkëlqyer dhe me plot meritë ka marrë çmimin 'Ylli i Javës'.

Nga
Telegrafi
18/10/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































