LAJMI I FUNDIT:

Krerët shtetëror i bashkohen ceremonisë festive të Ambasadës Amerikane

Krerët shtetëror i bashkohen ceremonisë festive të Ambasadës Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është duke zhvilluar një ceremoni për nder të 247 vjetorit të pavarësisë.

Në këtë manifestim po marrin pjesë drejtuesit e institucioneve, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca.

Poashtu në ceremoni janë të pranishëm edhe një numër i madh deputetësh të Kuvendit të Kosovës, pjesëtarë nga mediat dhe shoqëria civile.


Çfarë ndodhi më 4 korrik 1776?

246-vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike – Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Kongresi Kontinental miratoi formulimin përfundimtar të Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776. Ata kishin punuar për të për disa ditë pasi drafti u dorëzua më 2 korrik dhe më në fund ranë dakord për të gjitha redaktimet dhe ndryshimet.

Takimi në ambasadën e SHBA

4 korriku 1776, u bë data që u përfshi në Deklaratën e Pavarësisë dhe kopja e zbukuruar e shkruar me dorë që u nënshkrua në gusht.

Është gjithashtu data që u shtyp në Dunlap Broadsides, kopjet origjinale të shtypura të Deklaratës që u qarkulluan në të gjithë shtetin e ri.

Të nesërmen, kopjet e Deklaratës së Pavarësisë u shpërndanë dhe më 6 korrik, The Pennsylvania Evening Post u bë gazeta e parë që shtypi dokumentin e jashtëzakonshëm.

Deklarata e Pavarësisë është bërë që atëherë simboli më i dashur i lirisë në SHBA.

Dita e Pavarësisë në SHBA kremtohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.

SHBA-të sot konsiderohen sipas të gjitha të dhënave si forca kryesore politike, ekonomike e diplomatike në botë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Lajme
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Politikë
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe

Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe

Lajme
Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës

Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës

Lajme
Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale

Lajme
Kalo në kategori