LAJMI I FUNDIT:

Krerët e vendit ngushëllojnë për vdekjen diplomatit Rohan, flasin për kontributin e tij për Pavarësinë e Kosovës

Krerët e vendit ngushëllojnë për vdekjen diplomatit Rohan, flasin për kontributin e tij për Pavarësinë e Kosovës

Diplomati austriak dhe ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Për vdekjen e tij kanë reaguar edhe udhëheqësit e Kosovës dhe përfaqësuesit e institucioneve.

Ka ndërruar jetë ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan
Lexo po ashtu Ka ndërruar jetë ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan

Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se është pikëlluar nga vdekja e ish-negociatorit për Kosovën, Albert Rohan.


“Më pikëlloi vdekja e mikut tim dhe të Kosovës, ambasadorit Albert Rohan. Si negociator në dialogun për statusin e Kosovës dhe si diplomat austriak, Albert Rohan kontribuoi shumë për vendosjen e paqes në rajonin tonë. Do ta ruajmë kujtimin për të si një diplomat shembullor, që bëri shumë për popullin e Kosovës”, ka shkruar në Facebook, Hashim Thaçi.

Poashtu kryeminsitri Ramush Haradinaj ka ngushëlluar për Rohan.

“Kosova sapo humbi një mik të saj. I pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të ish diplomatit austriak, Albert Rohan, një figurë e shquar që u angazhua për të drejtën e vendit dhe të popullit tonë e që fuqishëm kundërshtoi çdo cenim të saj. Prehu në paqe mik i Kosovës Albert Rohan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Dardan Gashi është shprehur se Rohan ishte jo vetëm një ndërmjetësues i zoti, por edhe një këshilltar i sinqertë i delegacionit kosovarë.

“Procesi i pavarësisë së Kosovës është i lidhur ngushtë me figurën e Albert Rohanit. Për dy vite rresht, sa ishim të involvuar në Procesin e negociatave në Vjenë, ai ishte jo vetëm një ndërmjetësues i zoti por edhe një këshilltar i sinqertë i delegacionit tonë dhe arkitekt i planit të Ahtisarit e cila më vonë u shndërrua në Kushtetutën e vendit tonë. Unë kisha nderin qe jo vetëm gjatë këtyre dy viteve të punoj ngushtë me të por edhe gjatë viteve të 90’ta. Zoti Rohan, i cili ishte edhe bashkëpuntor i ngushtë i ish ministrit të jashtëm austriak Alois Mock, ishte ai që hapi dyert për presidentin Rugova jo vetëm në Austri, por edhe në rrjetin e diplomacisë evropiane. Heren e fundit u pamë vitin e kaluar në Vjenë për te festuar 10 vjetorin e pavarësisë së vendit që ti e deshte shumë, Kosovën!
Lamtumirë mik i dashur”, thuhet në telegramin e ngushëllimit nga Gashi.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Rohan ishte prej atyre njerëzve që kontribuuan shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ka ndërruar jetë ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan
Lexo po ashtu Ka ndërruar jetë ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan

“Sot vdiq një mik imi dhe i Kosovës, Albert Rohan. E kam takuar për herë të parë në vitin 1998. Ky ishte edhe takimi i parë zyrtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një diplomat nga Europa. Albert Rohan ishte prej atyre njerëzve që kontribuuan shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I jemi përjetësisht mirënjohës. Pushoftë në paqe”, ka shkruar Veseli.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se Rohan është kalorësi i Pavarësisë së Kosovës.

“I madh ka qenë roli i Austrisë në të dyja shtetet shqiptare. Ata e kishin vendosur gurthemelin e shtetit shqiptar më 1912 dhe të Kosovës, pothuaj 100 vjet më pas.
Albert Rohan, që sot paska kaluar në amshim, sigurisht se është Kalorësi i Pavarësisë së Kosovës! Pusho në paqe miku i madh i Kosovës, Albert Rohan”, ka shkruar në Facebook Nitaj.

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se vdekja e diplomatit austriak Albert Rohan është humbje e madhe jo vetëm për Austrinë por edhe për diplomacinë botërore në përgjithësi.

“Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh të Kosovës, Albert Rohan. Vdekja e z. Rohan është humbje e madhe jo vetëm për shtetin austriak, por edhe për diplomacinë botërore në përgjithësi. Austria ka humbur një diplomat të shquar, ndërsa Kosova një përkrahës të madh. Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë falënderues diplomatit austriak për rolin e tij kyç në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe shtetit austriak”, ka shkruar në Facebook, Limaj.

Për vdekjen e diplomatit Rohan ka shkruar edhe ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Sejdiu në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Rohan ishte dhe mbeti përjetësisht miku i madh i Kosovës, për të cilën s’kurseu veten deri në definimin final të statusit të saj, si një shtet i pavarur.

“Prehu në paqe mik i madh i Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rohan, Qeverisë dhe popullit mik të Austrisë, për vdekjen e diplomatit të njohur Albert Rohan. Pa dyshim se ai do të kujtohet përherë për kontributin e madh për paqen në Ballkan. Albert Rohan, do të jetojë në kujtesën e shoqërisë sonë për kontributin e jashtëzakonshëm në përcaktimin e statusit të Kosovës. Ishte dhe mbeti përjetësisht miku i madh i Kosovës, për të cilën s’kurseu veten deri në definimin final të statusit të saj, si një shtet i pavarur, sovran dhe demokratik brenda kufijve të saj shtetëror me të cilën është njohur pavarësia e saj.
Për kontributin e dhënë dhe meritat që ka pasë për pavarësinë e Kosovës, diplomatin Albert Rohan, e kam dekoruar me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”.
Kosova dhe qytetarët e saj do t’i jenë përherë mirënjohës mikut të madh Albert Rohan! Zoti e bekoftë mikun tonë Albert Rohan!
Zoti e bekoftë familjen Rohan”, ka shkruar në Facebook, Sejdiu.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se Rohan, ishte njëri nga gjigantët e diplomacisë evropiane dhe nga paqe-bërësit më të aftë në Ballkan.

“Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut të Kosovës Albert Rohan, njërit nga gjigantët e diplomacisë evropiane dhe nga paqebërësit më të aftë në Ballkan. Do ta kujtojmë përgjithmonë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme intelektuale e diplomatike, ndërsa unë personalisht do ta kujtoj për përvojën që kam pasur rastin ta përfitoj nga ai gjatë shumë viteve të bashkëpunimit të ngushtë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ndryshe diplomati austriak dhe ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë, Rohan në vitet 1990, ka marrë pjesë në hartimin e politikës për Ballkanin, me qëllim të vendosjes së paqes dhe zhvillimit të një perspektive evropiane në këtë rajon.

Ai së bashku me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtissari, ka marrë pjesë në negociatat për statusin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori