Krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni urojnë festën e Fitër Bajramit
Kryetarët e parive politike shqiptare kanë uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Telegrafi Maqedoni më poshtë ua sjell urimet e kryetarëve:
Ali Ahmeti:
“Më lejoni që në emrin tim dhe të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim të ju uroj festën e madhe të Fitër Bajramit me uratat më të sinqerta për agjërim dhe lutje të pranuara, shëndet, fat, mbarësi e lumturi në familjet e juaja.
Festa e Fitër Bajramit që vjen pas muajit të shenjtë të agjërimit është festë e bamirësisë, e shtruarjes së dorës, e kujdesit, e bashkimit, e solidaritetit, e besimit në Zot.
Në këto kohëra të vështira dhe të paparashikueshme, të shtojmë kujdesin dhe lutjet për njëri tjetrin dhe për njerëzimin në përgjithësi për ta tejkaluar këtë sfidë sa më lehtë e sa më shpejt që ti kthehemi bashkë normalitetit dhe jetës siç e njohim dhe e duam.
Uroj që këto ditë festive ti kaloni pranë më të dashurve të juaj, ta duam, respektojmë, kujdesemi dhe ndihmojmë njëri tjetrin më shumë duke reflektuar mbi të mirën e përbashkët me besimin e shtuar në Zot”.
Ziadin Sela:
“Zoti i pranoftë agjërimet dhe lutjet tona. Kjo ditë e veçantë sjelltë paqe, lumturi dhe prosperitet për të gjithë. Le të sjellë ky Bajram lumturi në zemrat dhe familjet tuaja. Është një ditë bekimi dhe paqeje, është një ditë për të reflektuar, është një ditë për të festuar bashkë me familjen!
Kësaj radhe nuk është momenti për të festuar Fitër Bajramin si herave të tjera. Kemi bërë një rrugë të gjatë prej në muajin mars dhe besoj se do të jemi ne fitues! Duhet të vazhdojmë të respektojmë, deri në fund, rekomandimet që na jepen! Në këtë ditë feste do t’i shmangim vizitat në familje për të mirën e të gjithëve. Të qëndrojmë e të festojmë në shtëpi ! Kohën pa u takuar me familjarë do ta kompensojmë menjëherë kur të përfundoje kjo situatë! Të durojmë edhe pak”.
Menduh Thaçi:
“Kjo festë karakterizohet me solidaritet dhe devotshmëri, veti të cilat na bëjnë më të fortë për të mos devijuar nga rruga e drejtë dhe besimi duke vazhduar me angazhimet e mëtejshme si dhe me kultivimin e vlerave tona fetare dhe kombëtare.
Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ua uroj gjithë besimtarëve myslimanë Festën e Fitër Bajramit. Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe me mirëqenie ekonomike për ju dhe familjet tuaja”.
Bilall Kasami:
“Pas një muaji lutje, sakrificë dhe adhurim, sot gjithë besimtarët myslimanë festojmë festën e madhe të Fitër Bajramit. Ky ramazan dallonte nga të tjerët, ku e gjithë bota ishte në një sprovë të madhe, duke u përballur me pandeminë globale Covid-19, por përkushtimi, agjërimi dhe lutjet na bënë që afërsia me Krijuesin të na ndihmon edhe në përgatitjen tonë shpirtërore për tu ballafaquar me situatën e krijuar. Duke i marrë parasysh rrethanat e krijuara, kjo festë për herë të parë do të festohet më ndryshe nga vitet e tjera, andaj me lejoni që në emrin tim personal dhe të gjithë anëtarëve të Lëvizjes BESA t’ua uroj Fitër Bajramin, duke iu dëshiruar paqe, mirësi, lumturi dhe harmoni familjare. Qoftë ky Bajram festë që i bashkon njerëzit dhe jo që i ndan dhe përçan. Zoti na pranoftë agjërimin dhe lutjet tona gjatë muajit të bekuar të Ramazanit”.
Vesel Memedi:
“Sot, përfunduam me muajin e shenjtë të Ramazanit, duke mbajtur me veti kujtimet e fundit për iftaret e përbashkëta me familjarë, lutjet e përbashkëta, largim nga dëshirat tona të urisë dhe etjes gjatë këtyre ditëve të gjata dhe durimit përkundër pengesave ditore në situatë pandemie, të gjitha këto për hirrë të Zotit të Madhërishëm. Në këtë ditë të Fitër-Bajramit, kërkojmë nga i Plotfuqishmi të pranojë agjërimin, lutjet, lëmoshën e dhënë, dhe veprat tona të mira.
Fitër-Bajrami është një ditë gëzimi që nuk lidhet me asnjë ngjarje historike. Rëndësia e saj është pastër shpirtërore. Është një ditë kur myslimanët anekënd botës i falënderohen të Plotfuqishmit që u ka dhënë dëshirën, fuqinë, dhe qëndrueshmërinë të mbajnë agjërimin dhe të respektojnë urdhrat e Zotit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kjo është një ditë kur ne duhet të vizitojmë familjarët tanë, farefisin, të përgëzojmë të varfërit dhe jetimët, dhe të rikujtojmë të dashurit tanë që nuk janë më në mesin tonë. Kjo është një ditë kur gëzimi dhe lumturia jonë bëhen një formë adhurimi ndaj të Plotfuqishmit. Gëzohuni kësaj dite për çdo çast që e kaloni me familjarët, shokët, dhe popullin tuaj.
Në emrin tim personal dhe në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, të gjithë shqiptarëve të besimit islam, dhe gjithë myslimanëve tjerë anekënd botës, urime festën e Fitër Bajramit me dëshirat më të mira për shëndet, lumturi dhe mirëqenie. E gëzofshi Fitër Bajramin me gjitha familjet e juaja”.
Afrim Gashi:
“Të dashur besimtarë, përfundimi i Ramazanit dhe ardhja e Bajramit gjithnjë kanë qenë mall dhe festë në familjet tona: mall për Ramazanin që po ikën dhe festë për Bajramin që po vjen. Por, ky Ramazan dhe ky Bajram na gjetën në kushte të izolimit të pandemisë.
Sidoqoftë, shpresoj që muajin e shenjtë ta keni kaluar me përkushtim e devocion dhe lutem që Zoti ta ketë pranuar agjërimin tuaj dhe të gjitha adhurimet e tjera.
Me këtë rast uroj që edhe Bajrami të jetë një ngrysje festive, me urime për familjarët e të afërmit, pa i harruar edhe atë që sot janë të uritur për buzëqeshjen e Bajramit: jetimët, skamnorët, të sëmurit dhe të braktisurit.
Me lutjen më të sinqertë që ky Ramazan, përveç të ligës, ta ketë mposhtur edhe virusin pandemik, uroj që ky Bajram të jetë ngadhënjim edhe ndaj kësaj mortaje. Për shumë vjet Bajramin e Madh”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre