LAJMI I FUNDIT:

Krerët e NATO-s mblidhen në Lituani, Rama: Samiti i gjen aleatët më të fortë e më të vendosur

Krerët e NATO-s mblidhen në Lituani, Rama: Samiti i gjen aleatët më të fortë e më të vendosur

Nis sot takimi dyditor i udhëheqësve të shteteve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Vilnius të Lituanisë.

Ata pritet t’i adresojnë sfidat më urgjente për aleancën, për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe parandaluese të NATO-s, si dhe për ta sjellë më afër grupit Ukrainën, sipas aleancës.


Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ka dëshmuar përkushtimin dhe seriozitetin e saj, duke u shprehur hapa konkretë në rritjen e kontributit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpërndau sot një video në nisje të samitit.

Para nisjes për në samit Rama u shpreh se Shqipëria është e gatshme të angazhojë trupa shtesë për të forcuar praninë përpara të NATO-s dhe se angazhohet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 2% të PBB-së.

Këtë të martë Rama shkruan se Samiti në Vilnius i gjen aleatët më të fortë dhe më të vendosur për ruajtjen e paqes.

“Dhe me mesazhin e këtij viti të Samitit të Vilnius, Lituani që i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se vendimet që do merren në samit do ta sjellin Ukrainën më afër NATO-s.

“Vendimet që ne do t’i marrim në Vilnius do ta sjellin Ukrainën më afër NATO-s… forcimi i mbrojtjes së NATO-s do të jetë në krye të agjendës së samitit tonë, po ashtu”, tha Jens Stoltenberg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori