LAJMI I FUNDIT:

Krenari dhe dhimbje nga lufta, Vasfije Krasniqi sjell videon e ushtares së orëve të para të UÇK-së nga Drenica

Krenari dhe dhimbje nga lufta, Vasfije Krasniqi sjell videon e ushtares së orëve të para të UÇK-së nga Drenica

Hamide Xhemajli-Ferizi, nga Drenica, kishte qenë vetëm 19-vjeçare kur i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 1996, atëherë kur pak kush dinte se po organizohej lufta në mbrojtje të vendit.

Këtë rrëfim të jashtëzakonshëm të një prej ushtareve të orëve të para të UÇK-së e ka publikuar Vasfije Krasniqi-Goodman.

“LIRIA KA EMER: Hamide Xhemajli është ushtare e orëve të para në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Qysh në vitin 1996 ajo vendosi që t’i braktisë ëndrrat dhe t’i bashkohet vëllait, që bashkë të japin gjithçka për lirinë e atdheut. Një vajzë e fortë, me plot ideal për atdheun, nuk u dorëzua kurrë ani pse lufta po ia jepte kujtimet më të dhimbshme. Ajo me emocione tregon ditën kur një burrë i familjes Deliu nga Rezalla e Drenicës erdhi bashkë me vajzen e vogël. Cuculla e vajzës ishte larë me gjak. “Kjo është krejt çka m’ka mbetë prej familjës”, i kishte thënë ai për vajzën. Hamidja nuk ia lëshoi dorën shokut të saj, Bedriut, deri sa ai vdiq nga plagët që mori në betejë kundër forcave gjenocidiale të Millosheviqit. Kjo ishte lufta jonë për liri. Një histori e perbashkët e krenarisë dhe dhimbjes e vajzave dhe djemve tanë. Shpërndajeni historinë e jashtëzakonshme të Hamides.#LiriaKaEmer #FreedomHasAName”, ka shkruar Vasfije Krasniqi Goodman në profilin e saj në Facebok.


Në këtë video, që është projekt i platformës “LIRIA KA EMËR”, ish ushtarja e UÇK-së, Hamide Xhemajli-Ferizi, tregon për kohën kur me krenari i ishte bashkuar vëllai të saj në luftë, duke thënë se kjo ishte dashuria ndaj atdheut.

“Kam pasë dëshirë dhe vullnet për me ba diçka për vendim tim dhe jam e lumtur dhe krenare që kam ba aq sa kam mujtë”, thotë ajo.

Hamidja kujton me dhimbje momentet e rënda gjatë luftës, kur kishte humbur një bashkëluftëtar në duart e saj, shoqen e saj, Nanën Salë, si dhe masakrën familjes Delijaj në Abri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori