LAJMI I FUNDIT:

Kremlini reagon pas deklaratës së Kadyrovit për zhvillimet e fundit në Izrael dhe Palestinë

Kremlini reagon pas deklaratës së Kadyrovit për zhvillimet e fundit në Izrael dhe Palestinë

Pasi udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov shprehu mbështetjen për palestinezët, Kremlini tha se Rusia mban lidhje diplomatike me të dy vendet e përfshira në konflikt.

“Ne kemi lidhje të gjata historike me palestinezët, ne vazhdojmë të nxisim kontaktet, përfshirë në nivel të lartë. Por në të njëjtën kohë, ne kemi marrëdhënie me shtetin e Izraelit, me të cilin kemi edhe shumë të përbashkëta, veçanërisht numrin e madh të bashkatdhetarëve tanë që banojnë në këtë shtet”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.


“Prandaj, në këtë rast, ne mbajmë marrëdhënie me të dyja palët”, ka shtuar ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Gazetari i BBC sjell detaje dhe pamje – thotë se ishte “nata më e vështirë në 20 vitet e raportimit nga Gaza”
Lexo po ashtu Gazetari i BBC sjell detaje dhe pamje – thotë se ishte “nata më e vështirë në 20 vitet e raportimit nga Gaza”

Ndërsa kur u pyet për natyrën e mbështetjes së Rusisë për palestinezët, Peskov tha se Moska është e angazhuar në mënyrë aktive në përpjekjet diplomatike dhe merr pjesë në formate të ndryshme duke kërkuar mënyra për një zgjidhje.

Peskov shtoi se datat për një vizitë të paralajmëruar të presidentit palestinez Mahmud Abbas në Moskë nuk janë finalizuar, por tha se vizita ishte planifikuar paraprakisht.

Ndryshe, Kadyrov kishte shprehur “mbështetje të plotë” për palestinezët dhe sugjeroi vendosjen e forcave të tij “paqebërëse” në një mision për të zgjidhur konfliktin në Izrael.

Kadyrov gjithashtu u bëri thirrje “vendeve islame dhe arabe që të bëjnë një deklaratë të përbashkët në mbrojtje të vëllezërve të tyre myslimanë” dhe fajësoi Perëndimin dhe Evropën për konfliktin në Izrael. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori