LAJMI I FUNDIT:

Kredia për ekonominë në Shqipëri u rrit afro 150 milionë euro në muajin mars

Kredia për ekonominë në Shqipëri u rrit afro 150 milionë euro në muajin mars

Kredia për ekonominë u rrit 19 miliardë lekë ose afro 150 milionë euro, në muajin mars të këtij viti në Shqipëri.

Treguesit e publikuar nga Banka e Shqipërisë, bëjnë të ditur se, totali i kredisë arriti vlerën 597.4 miliardë lekë, me një rritje vjetore 9.2%.


Sipas BSH-së kredia për biznesin, u rrit me rreth 4% duke mbetur kështu shtylla kryesore e kreditimit të ekonomisë.

Ndërsa kredia për individët u rrit me 2%, gjatë muajit mars 2020.

Në kushtet e situatës së krijuar nga COVID-19, bankierët presin ngadalësim të kreditimit për periudhën në vijim, por sipas tyre, shfrytëzimi i skemës së garancisë sovrane së ofruar nga qeveria për bizneset dhe riskedulimi i kredive për biznesin dhe individët, do të japë një impuls trendi pozitiv të rritjes së kredisë./ATSh/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori