LAJMI I FUNDIT:

Kredi në vlerë 100 milionë euro, qeveria miraton nismën për negocim me BE-në

Kredi në vlerë 100 milionë euro, qeveria miraton nismën për negocim me BE-në
Ilustrim

Kabineti qeveritar ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes së kredisë në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”.

Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite.


Kujtojmë se qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar nismën për negocimin e paketës së marrëveshjeve me institucionet ndërkombëtare financiare me qëllim të sigurimit të kredive për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.

Kufiri i përgjithshëm i autorizimit të dhënë sipas këtij vendimi për marrëveshjet financiare të huasë është 250 milionë euro ose ekuivalent, me afat të maturimit deri në 15 vite dhe me normë të interesi jo më të lartë se 3 për qind. /Telegrafi/