LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi zyrtarëve të LDK-së: Ne të pushkës jemi krenarë, ju tjerët e dini vetë

Krasniqi zyrtarëve të LDK-së: Ne të pushkës jemi krenarë, ju tjerët e dini vetë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, u ka reaguar zyrtarëve të LDK’së të cilët po kërkojnë që të mos votohet koalicioni i luftës duke thënë se alternativë për votuesit është koalicioni i lapsit. Krasniqi nëpërmjet një reagimi ka thënë se “ne të pushkës ndihemi mirë”.

“Ndjehem fort mirë me profesionin e politikanit klandestin (si anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirim) dhe vazhdoj të ndjehem shumë krenar me detyrën e Zëdhënësit të SHP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe secili që ka qenë pjesëtarë i UCK-së, me armë apo pa armë duhet të njihet më shumë se mirë. Vetëm në rrethana të tilla të vështira, njerëzit e tregojnë integritetin e tyre”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:


ATA TË PUSHKËS ÇLIRIMTARE TE NDJEHEN MIRË!
Pas luftës, pasi e formuam Partinë e Progresit Demokratik (më vonë PDK-në), në selinë e partisë pat ardhur një gazetar i huaj. Nuk me kujtohet se nga cili vend ishte, por me kujtohet pyetja e parë që ma bëri:

Si po e ndien veten pas kalimit nga shinjelli i ushtarakut në atë të politikanit?
Përgjigjja ime ishte: Unë jam kthyer në shinjellin që e lashë para Luftës Çlirimtare, u riktheva në shinjellin që më rri më mirë, në atë të politikanit!

Nuk e di si ndjehen të tjerët kur i ndërrojnë profesionet, por dua të them se, me profesionet që i kam zgjedhur vet (pa votën e askujt), vazhdoj të ndjehem më shumë se mirë. Kështu ndjehem me profesionin e mësuesit e më vonë të profesorit, të cilët i ushtrova vetëm pak vite.

Ndjehem fortë mirë me profesionin e politikanit klandestin ( si anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirim) dhe vazhdoj të ndjehem shumë krenar me detyrën e Zëdhënësit të SHP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhe secili që ka qenë pjesëtarë i UCK-së, me armë apo pa armë duhet të njihet më shumë se mirë. Vetëm në rrethana të tilla të vështira, njerëzit e tregojnë integritetin e tyre.
Integriteti gjithnjë e ka çmimin e lartë, pasi integritet ka aty ku shkalla e rrezikshmërisë është e lartë!

Edhe sot pas 18 viteve e më shumë pas luftës çlirimtare, Ata të pushkëve duhet të ndihem më shumë se krenarrë! Të tjerët e dinë vet!

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori