LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Unë i preferoj trimat e jo frikacakët për qeverisjen e vendit tim!

Krasniqi: Unë i preferoj trimat e jo frikacakët për qeverisjen e vendit tim!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka thumbuar koalicioni LDK-AKR-Alternativa, duke i  edhe pse nuk është kandidat për deputet, ai ka vazhduar të komentojë zgjedhjet, shpeshherë duke thumbuar koalicionin oponent të PDK-AAK-Nismës.

Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se fushata zgjedhore po nxjerr në pah frikacakët që ‘sillën si luanë’ brenda kombit të tyre.


Ky është postimi i i plotë i Krasniqit në Facebook:

“TRIMAT VDESIN VETËM NJË HERË, FRIKACAKËT VDESIN SHUMËHERË!

Në parim njerëzit nuk i urrej, çdo pushtet kriminal e banditesk që ka robëruar popullin tim, e urren çdo qelizë e trupit tim!

Nuk i urrej as njerëzit që nuk e kanë guximin të luftojnë për lirinë e tij, e të kombit të vet! Prej tyre me vjen keq që janë frikacak, e frikën e kanë si hije në shoqërim të përjetshëm!

Dallimi në mes trimit e frikacakut është se: trimi vdes vetëm njëherë, ndërsa frikacaku vdes shpeshherë!

Nuk i duroj dot, njerizit që me armiqët e kombit të vet, bëhen si “pula të lagura”, ndërsa me pjestarët e kombit të vet sillen si “Luaj”?!

Kjo kudo vrehet lehtas, e sidomos kjo vrehet lehtas në ditë fushatash zgjedhore! Si po zhvillohet kjo e fundit!

Njerëzit (zgjedhsitë) e kanë rastin të zgjedhim, trimat e urtë që vdesin vetëm një herë ose “trimat” zerzek që vdesin shpeshherë! Mbase vdesin përditë!

Për zgjedhjen që e bëjnë qytetarët duhet të kihet respekt!

Unë i preferoj trimat e jo frikacakët për qeverisjën e vendit tim!” (Sic). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori