LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri

Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka komentuar pretendimet e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, se KFOR-i ka pasur një “listë të zezë” që ndalonte hyrjen e disa qeveritarëve në komunat e veriut të Kosovës.

Krasniqi theksoi se asnjëherë nuk i është ndaluar hyrja në veri nga KFOR-i dhe se ka pasur komunikim të rregullt për lëvizjet në atë zonë.

“Jo asnjëherë. Kryetari e ka bërë deklaratë dhe është mirë me pyet saktësisht cilës pjesë po i referohet. Por kemi pas komunikime të rregullta edhe kemi pas kohë pas kohe edhe njoftime për lëvizjet tona në veri. Mos të harrojmë situatën në ditën një kur i kemi dërguar kryetarët në zyre dhe tash. Situata ndryshon edhe në këtë raport”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.


Nga ana tjetër, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, kishte deklaruar më parë se kishte pasur ndalime nga KFOR-i gjatë tentativave për të hyrë në objektet komunale në veri.

“Ka pasur raste kur unë jam kthyer nga KFOR-i. Kam shkuar atje me disa ministra, por kam dashur që fillimisht t’i testojë unë pasu nuk donim që të ktheheshin ministrat pasi situate ishte e ndjeshme dhe një lajm i tillë do të shkaktonte problem. Isha me dy ministra afër komunës në Leposaviq. Shkova dhe mua nuk më lejoi KFOR-i hungarez të futesha në objekt të komunës”, kishte deklaruar Vokrri.

Hetemi kishte thënë se në këtë “listë të zezë” përfshiheshin emrat e ministrave, zëvendësministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, ndërsa kryeministri dhe presidentja nuk ishin pjesë e saj. Sipas tij, KFOR-i kishte konsideruar se hyrja e zyrtarëve qeveritarë mund të krijonte tensione në veri.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Politikë
Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Lajme
Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Lajme
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Kalo në kategori