LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi takon shefin e EULEX-it: Kosova ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë

Krasniqi takon shefin e EULEX-it: Kosova ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është takuar sot me shefin e EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.

Për mes një njoftimi në Facebook ai ka thënë se ndër temat e diskutuara ishin edhe zhvillimet politike në vend.


“Në takim me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, biseduam për zhvillimet politike në vend si dhe për angazhimin monitorues të këtij misioni në fushën e sundimit të ligjit”.

Krasniqi thotë se fuqizimi i sundimit të ligjit është detyrë e përbashkët e të gjithëve.

“Republika e Kosovës ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë, strukturalisht të shtrirë në të gjithë vendin, profesionalisht në ngritje e sipër si dhe të vendosur mbi parime të qarta të një shteti të drejtë. Fuqizimi, mbështetja dhe profilizimi i mëtejmë i këtij sistemi, është detyrë e mision i përbashkët i të gjithë neve”, ka shkruar tutje Krasniqi./Telegrafi/