LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi dhe Osmani diskutojnë për veriun: Interesi nacional mbi të gjitha, Serbia t’i dorëzojë terroristët

Krasniqi dhe Osmani diskutojnë për veriun: Interesi nacional mbi të gjitha, Serbia t’i dorëzojë terroristët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Gjatë këtij takimi, Krasniqi i ka ofruar mbështetjen e plotë të gjitha institucioneve të sigurisë.

Ai ka thënë se për të dhe PDK-në, është krejtësisht e qartë se organizimi dhe orkestrimi i sulmit terrorist mbi Republikën e Kosovës adresën kryesore e ka në Beograd. Prandaj, sipas tij, aleatët ndërkombëtarë duhet t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzojë terroristët që i ka strehuar.


“Në kuadër të një jave tejet sfiduese për Kosovën, sot i jam përgjigjur pozitivisht ftesës për takim nga Presidentja Osmani-Sadriu. Gjatë këtij takimi, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, u informova në lidhje me gjendjen e sigurisë në vend dhe veprimet e të gjitha institucioneve për të garantuar siguri e mbrojtje për qytetarët dhe shtetin tonë”.

“Edhe një herë, shpreha mbështetjen dhe mirënjohjen më të thellë për të gjitha institucionet e sigurisë, posaçërisht për Policinë e Kosovës, e cila, në 24 vitet e ekzistencës së saj, nuk ka rreshtur së na bëri krenarë me profesionializimin e dëshmuar vit pas viti në shërbim të vendit. Heroi Afrim Bunjaku është shembulli i fundit i kësaj atdhedashurie”, u shpreh kreu i PDK-së.

Krasnqi shtoi se konfirmimi i përfshirjes së Milan Radojçiqit në këtë aksion, armatimi i sofistikuar dhe i shumtë i terroristëve, strehimi i tyre në Serbi pas sulmit dhe lartësimi i tyre si heronjë nga institucionet zyrtare të Beogradit, përfshirë shpalljen e ditës së sotme si ditë zie për ta – tregojnë për lidhjen e fortë të këtij grupi terrorist me shtetin e Serbisë.

“Prandaj, në periudha sfiduese si kjo, kur është cënuar integriteti territorial, sovraniteti i shtetit tonë dhe siguria e qytetarëve tanë, për PDK-në, siç ka qenë gjithmonë, interesi nacional i vendit është dhe do të mbetet mbi të gjitha. Si PDK, i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë të gjitha institucioneve të sigurisë në përballje me këtë situatë”.

Krasniqi i ka bërë thirrje edhe aleatëve tanë ndërkombëtarë që të rrisin presionin ndaj Serbisë për t’i dorëzuar tek autoritetet kosovare, terroristët të cilët Serbia i ka marrë në mbrojtje.

“Veprimet e tyre nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar dhe drejtësia duhet të triumfojë”, deklaroi Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori