LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi takohet me Metën, flasin për prioritetet dhe sfidat e dy shteteve

Krasniqi takohet me Metën, flasin për prioritetet dhe sfidat e dy shteteve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në një takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Krasniqi ka njoftuar se me Metën kanë biseduar për prioritetet dhe sfidat e dy shteteve tona, transmeton Telegrafi.


“Në prag të festës tonë kombëtare, 28 nëntorit, sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kisha kënaqësinë që bashkë me kolegë, të mirëpres Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta. Në këtë takim vëllazëror, me Presidentin Meta diskutuam për prioritetet dhe sfidat e dy shteteve tona, për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për rrugën e përbashkët drejt integrimit evropian. Po ashtu, Presidenti Meta na uroi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për rezultatin e PDK-së në zgjedhjet komunale”, ka pohuar Krasniqi.

Tutje, kreu i PDK-së, ka shkruar se “e vlerëson si tepër të rëndësishëm e pa alternativë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe si parti lidere e opozitës do të jap kontributin e saj në çdo formë e në çdo proces që ka këtë synim”.

Ndryshe, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, ndërsa sot do të takohet me liderët shtetërorë e politikë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori