Ish-deputeti i LVV-së Florin Krasniqi është shprehur i zhgënjyer për aktivitetin e tij në partinë e kryeministrit Albin Kurti.
“Unë kam ardhur të kërkojë falje që kam dërguar njerëz në Vetëvendosje. Unë nuk kam kursyer para, mund e madje edhe jetën për Vetëvendosjen. Unë kërkojë falje pse nuk e kam ditë që LVV e bjer Kosovën në këtë gjendje. Unë kam sjellë me qindra njerëz në LVV. Qëllimi im ka qenë që LVV të jetë parti socialdemokrate”, ka deklaruar Krasniqi në “Debat Plus”.
Ish-deputeti i LVV-së ka thënë se ka qenë e vështirë të udhëtohet me Albin Kurtin.
“Udhëtimet me Albinin kanë qenë të vështira. Sa herë kemi udhëtuar me të na kanë kontrolluar detajisht. Unë kam dyshime të bazuara se Albini është në një listë që quhet “No Fly List” që do të thotë se është njeri i rrezikshëm për të hipur në aeroplan. Black List është listë që e bënë Departamenti i Shtetit dhe ata janë njerëz që kanë bërë para me punë të këqija. Personat që futen në “No Fly List” janë njerëz të rrezikshëm. Unë kam qenë në karrige me Albinin dhe ma kanë ndryshua karrigen dhe kanë pru dikë tjetër të ulet afër tij. Na kanë vonuar dy-tre orë me aeroplan. Ajo tregon se Amerika e ka problem që ai të udhëtoj. Sigurisht për këtë kanë vendosur marshallat e fluturimeve. Kjo ka ndodhur më shumë se njëherë”.
Krasniqi thotë se në kushte normale kompania e aviacionit është dashur t’i kërkojë atij falje për këtë ndryshim të vendit që e kishte konfirmuar më parë.
“Unë nuk them se kam parë ndonjë dokument të tillë pasi Amerika atë listë nuk ia tregon askujt. Albini vet mund të dijë një gjë të tillë. Ai mund ta pyet ambasadorin amerikan pse nuk është ftuar në Departamentin Amerikan. Të gjithë kryeministrat që ka pasur deri tash Kosova kanë shkuar vetëm ai jo”, deklaroi Krasniqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe