LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Referendumi i Kurtit ka dështuar, gara ende nuk ka përfunduar

Krasniqi: Referendumi i Kurtit ka dështuar, gara ende nuk ka përfunduar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke vënë theksin te rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe objektivat e saj gjatë fushatës.

Sipas tij, pavarësisht se LVV ka dalë partia e parë, ajo nuk ka arritur synimet e shpallura nga kryetari i saj, Albin Kurti.

“Mos të harrojmë që megjithatë, sot Lëvizja Vetëvendosje ka një numër shumë të vogël të votave. Duhet me u kthye te fillimi i fushatës. Zoti Kurti ka lyp referendum, zoti ka lyp 500 mijë vota. Zoti Kurti nuk i ka marrë ato vota dhe referendumi i ka dështuar. Se referendumi duhet me i pas 50 plus 1”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.


Ai theksoi se pavarësisht se LVV ka dalë e para në zgjedhje, sistemi parlamentar kërkon formimin e një shumice për qeverisje, dhe kjo e bën garën ende të hapur.

“Pra, nëse dëshirojmë me i shiku rezultatet prej perspektivave. Prej perspektivës që ka dal i pari – në atë situatën e tij, që tash u bë e famshme. Sikur të ishte kjo garë automobilistike i ka fituar zgjedhjet, ka dal i pari. Por meqenëse nuk është garë automobilistike, po kjo garë është me një sistem parlamentar me të cilin ne funksionojmë, demokrat e liberal është kush e bën shumicën. Atëherë gara ende nuk ka përfunduar”, ka shtuar Krasniqi.

Sipas rezultateve preliminare, që përfshijnë numërimin e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80% të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05%. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64% të votave, pasuar nga AAK-Nisma me 7.46%.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori