LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi reagon pas zhvillimeve të fundit, i kërkon Kurtit llogari “për seriozitetin e situatës”

Krasniqi reagon pas zhvillimeve të fundit, i kërkon Kurtit llogari “për seriozitetin e situatës”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri, për të cilat ka thënë se janë akt i paprecedent.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur i shqetësuar me këto zhvillime, ndërsa ka shtuar se “në rrethana kur nuk ka një epilog të qartë rreth tyre është obligim i qeverisë që t’ua sqarojë qytetarëve se çka në të vërtetë është duke ndodhur atje”.

“Prandaj, kërkoj nga kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, që t’ju drejtohet qytetarëve për t’i njoftuar për seriozitetin e situatës dhe për hapat që do të ndërmarrin institucionet e vendit për të garantuar ruajtjen e rendit publik, jetës së qytetarëve dhe sovranitetit të vendit”, ka shkruar i pari i PDK-së.


Tutje, Krasniqi ka deklaruar se situata është duke ndryshuar nga ora në orë dhe se sipas tij, rreziku i përshkallëzimit është evident.

“Kjo duhet të shmanget dhe qëllimi duhet të jetë ruajtja e paqes dhe sigurisë”, ka përfunduar lideri opozitar.

Ndryshe, Lista serbe pas një takimi të mbajtur këtë të shtunë në Zveçan, ka bërë të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë. Ndërsa, Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Kalo në kategori