LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi i reagon Lunaçekut: Opozita nuk mund ta ndihmojë pozitën në rrugën jo evropiane

Krasniqi i reagon Lunaçekut: Opozita nuk mund ta ndihmojë pozitën në rrugën jo evropiane

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar në lidhje më një deklaratë të eurodeputetes, Ulrike Lunaçek.

Ky është reagimi i tij i plotë:


“Është me rëndësi që edhe parlamentarët nga opozita kur kanë të bëjnë me çështje evropiane të jenë përkrahës të tyre. Është me rëndësi po ashtu t’i bindim këta të fundit të marrin pjesë në vendimet parlamentare dhe të ndalojnë bllokimin e parlamentit”. Mediat sot po shkruajnë se kështu ka thënë deputetja (nënkryetarja) e PE-së, Lunaçek.

Zonja Lunaçek, e vlerësojmë lartë angazhimin tuaj të sinqertë për Kosovën në PE dhe vet qasjen që ka PE-ja për Kosovën, sidomos, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Opozita ka marr pjesë në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë më çështjet evropiane, por problemi nuk është të opozita, por të pozita (koalicioni qeverisës) i cili ka kohë që nuk është marrë seriozisht me asnjë çështje evropiane.

Opozita, mundet për disa muaj të ketë bërë veprime jo demokratike në Kuvend e jashtë tij, por kjo ka ardhur si pasojë e arrogancës së numrave që e ka pozita në Kuvendin e Kosovës, por assesi opozita nuk ka qenë e as është pengesë për rrugën evropiane të Kosovës. Çështjen evropiane e kanë penguar dy koalicionet e fundit, madje edhe partia qeverisëse (LDK) kur ishte në opozitë e ka ndihmuar koalicionin paraprak që të pengoj rrugëtimin e Kosovës në integrimet evropiane, duke qenë pjesë e madhe në qeverisjen lokale. Madje, Kryeministri i qeverisë, i ka të “fjetura” 70 padi në Prokurorinë e Kosovës. Opozita, nëse kemi parasysh numrat, qeverisë nuk mund t’ia bëjë asnjë pengesë të vetme, pasi as edhe një votë e saj nuk e pengon në vendimmarrje. Ajo që kemi parë deri më sot nga koalicioni qeverisës, ata i kanë pasur dhe i kanë numrat për të marrë vendime në dëm të interesave të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Për shkak të votës së dyfishtë, opozita edhe po të dojë, nuk mund t’i ndihmoj koalicionit qeverisës.

Ta saktësojmë: Me Presidentin dhe Kryeministrin, që mbajnë përgjegjësi të mëdha për krimin ekonomik e korrupsionin e papengueshëm, për kapjen e institucioneve të pa varura të shtetit, që kanë akuza jo vetëm publike, nuk mund të shkoj përpara agjenda evropiane e Kosovës. Është mirë të evidentohet saktë diagnoza se ku ka ngecur dhe pse çështja evropiane e Kosovës?! E gjithë çështja është, për çka duhet të bëhemi bashkë, ta ndihmojmë apo ta pengojmë çështjen evropiane?! Ata që e kanë marrë me entuziazëm (Presidenti e Kryeministri), ratifikimin e Demarkacionit më Malin e Zi dhe krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe, pa opozitën, janë penguesit e rrugës evropiane të Kosovës.

Opozita nuk mund ta ndihmojë pozitën në rrugën jo evropiane të lartë përmendurve!”  (sic0, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori