LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qeveria duhet të ndryshojë çasjen e menaxhimit për ta ndalë këtë hov të kobshëm të pandemisë

Krasniqi: Qeveria duhet të ndryshojë çasjen e menaxhimit për ta ndalë këtë hov të kobshëm të pandemisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për familjet e 36 qytetarëve që sot humbën jetën nga COVID-19.

Në një shkrim në Facebook, Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë që kësaj gjendjeje të vështirë t’i përgjigjet menjëherë me një qasje krejtësisht tjetër, me një plan konkret.


“Me ditë të tëra, po na ndalë frymën kjo gjendje tmerruese, me shifra alarmante, ku humbja e jetës së qytetarëve nga virusi tashmë, për fat të keq, nga Qeveria po trajtohet vetëm si numër”, ka thënë ai.

Tutje është shprehur se nuk ka betejë politike me pandeminë, por thekson se është e papranueshme që të vazhdojë edhe më tej kjo papërgjegjësi.

“Nuk kemi betëjë politike për pandeminë. Por, kësaj gjendjeje tejet të vështirë është e domosdoshme që Qeveria t’i përgjigjet menjëherë me një qasje krejtësisht tjetër, me një plan konkret, me seriozitet dhe angazhim maksimal, në mënyrë që të ndalet ky hov i kobshëm i pandemisë. Është e papranueshme që të vazhdojë edhe më tej kjo papërgjegjësi”, shkroi Krasniqi./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori