Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, me anë të një opinioni ka reaguar në lidhje me nderimin që presidenti Thaçi u ka bërë të vrarëve serbë në Gorazhdec të Pejës.
Krasniqi nuk e ka kontestuar pse Thaçi ka shkuar dhe është gjunjëzuar para të vrarëve serbë por se në ato monumente para të cilëve ka vendosur lule presidenti, shkruante se vrasësit ishin terroristë.
Deklarata e plotë e Krasniqit:
Përse duhet reaguar ndaj dy gjunjëzimeve të Presidentit të Kosovës?
Sigurisht që nuk jam prej atyre që me lehtësi përzihet në kompetencat kushtetuese të Presidentit të Kosovës.
Nuk e kontestoj për asnjë arsye tjetër përse ai shkoi dhe u gjunjëzua para të vrarëve serbë në Kosovë, se ata ishin qytetarë të Kosovës, por se në ato monumente para të cilëve vendoste lule e përkulej President i Kosovës, shkruante se vrasësit ishin terroristët shqiptarë!
Nuk kam asnjë dyshim nëse ato vrasje ishin kriminale, pasi ishin të tilla, por a ka pasur dhe a ka ndonjë instancë gjyqësore që i kanë ndriçuar vrasjet në fjalë?
Deri tani asnjë njeri i vetëm nuk ka dalë para gjyqit që të përgjigjet për ato raste!
Prej nga, pra, akuzohen shqiptarët si vrasës?
Shkuarja e Presidentit, përulja para atyre pllakave ku akuzoheshin shqiptarët për ato vrasje kriminale, është marrja e fajit për secilin shqiptar, përveç njërit, se vrasësit ishin shqiptarë!
Nuk besoj që Presidenti i Kosovës ka ndonjë informacion se kush ishin kryesit e atyre vrasjeve!
Është interesant, se pas luftës janë bërë disa vrasje të serbëve të Kosovës, pak ditë para se të diskutohej në KS të OKB-së, situata politike dhe e sigurisë në Kosovë. Pra, sikur të ishin ndriçuar ato vrasje dhe vrasësit të ishin shqiptarë, shkuarja e Presidentit do të mund të konsiderohej ushtrim i përgjegjësisë së tij kushtetuese.
Të gjithë ata që në tridhjetë vitet e fundit kanë përcjellë zhvillimet politike në Kosovë (që nga viti 1981), në shumë eksese e vrasje ndëretnike në Kosovë, në kontinuitet, pra në vazhdimësi të akuzuarit, pa u zhvilluar asnjë proces gjyqësor, janë apostrofuar shqiptarët.
Madje-madje, një vrasje që ka ndodhur gjatë luftës çlirimtare në Kosovë në kafen “Panda” në Pejë, të akuzuarit e parë kanë qenë shqiptarët!
Ata janë burgosur dhe torturuar deri të ekstrem dhe gjykata serbe nuk ka gjetur asnjë element të veprës për çka ishin të akuzuar.
Por shumë vite pas lufte është konfirmuar se vrasësi i vërtetë ishte shteti serb. Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të lartë serbë të kohës e në mesin e tyre është edhe Kryeministri i sotëm i Serbisë, Vuçiqi, i cili në kohën e luftës ishte ministër në qeverinë e regjimit serb të Millosheviqit.
Pra kemi një rast të konfirmuar, se një vrasje e tmerrshme për të cilën ishin akuzuar shqiptarët, vrasësi ishte vetë shteti i Serbisë, me qëllimin e vetëm që vrasja t’u përshkruhej shqiptarëve dhe më pas të arsyetoheshin të gjitha veprimet e Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës. Atëherë, fare thjesht, përse edhe rastet në fjalë të mos jenë vepër e Sigurimit Shtetëror Serb, si gjithnjë – për t’i akuzuar shqiptarët?! Përshkrimi me detaje të hollësishme për rastin “Panda” mund të gjendet në librin e Bardhyl Mahmutit, “Kthesa e Madhe”, botim i Shtëpisë Botuese “Çabej”, Shkup- 2015.
Duke u bazuar në këto që u thanë, Presidenti i Kosovës, si qytetar i parë i Kosovës, nuk është dashur që një vepër kriminale, të pandriçuar nga asnjë gjykatë, t’ua vendosë si barrë terroristëve shqiptarë, prej atyre që ka përfituar gjithçka, madje edhe pozitën e Presidentit!!! Ky fakt e rrit shumë përgjegjësinë e Presidentit të Kosovës dhe e shtron domosdonë e dorëheqjes së tij. Por në Kosovë nuk ka ambient e as frymë të përgjegjësisë, nuk ka sundim të ligjit, nuk ka ndjesi të mjaftueshme qytetare (këtë po e dëshmojnë protestat kundër aferës “Pronto 2”), andaj edhe dorëheqja nuk do të ndodhë.
Presidenti duhet ta ketë të qartë një gjë, pa ekuivok: për t’i mbrojtur interesat e tij personale, me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, nuk është dashur dhe nuk ka denjuar t’i akuzojë shqiptarët përderisa nuk është provuar një gjë e tillë, një pandehmë tashmë bajate e qarqeve që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe shqiptarëve në veçanti! Me veprimet që bëri në Gracë të Lypjanit e në Gorozhdec të Pejës, Presidenti bëri i përgjegjës shqiptarët, së këndejmi dhe veten e tij!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City