Kosova është e përkushtuar që të ketë rol konstruktiv si në Procesin e Berlinit, ashtu edhe në marrëveshjen e CEFTA-s.
Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian në bashkëpunim me GIZ-in, me temën e diskutimit: “Rritja e integrimit rajonal: Roli i Kosovës në Procesin e Berlinit dhe në kryesimin e CEFTA-s”.
Ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Kosova duhet të punojë bashkë me fqinjët e saj, pasi sipas tij vetëm ashtu mund të shfrytëzohet potenciali i rajonit.
“Integrimi në tregun e vetëm vjen vetëm pas integrimit në regjion dhe planit të rritjes…
Nëse Kosova dhe Serbia do të jenë në zonën e vetme të pagesës së BE-së duhet të zgjidhen disa çështje që janë të pazgjidhura se si të transferohen para nga Beogradi në Kosovë pa pagesë…
Për Serbinë dhe Kosovën, kushti është që ata të angazhohen aktivisht me një proces të matshëm dhe rezultate të pritshme me qëllimin që të implementojnë të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja e kaluar për normalizim.
Marrëdhëniet e mira janë shumë të rëndësishme për të gjithë edhe për Kuvendin dhe udhëheqësit e juaj dhe anëtarët e parlamentit që të dinë rëndësinë se sa është kjo e rëndësishme për integrimin evropian…”, është shprehur Szunyog.
Ndërsa, kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Kosova është e fokusuar në zbatimin e reformave që jo vetëm të përfitoj ekonomia, por do të kontribuojë edhe në prosperitetin e përgjithshëm të rajonit.
Krasniqi, ka shtuar se Kosova është e përkushtuar në luajtjen e një roli konstruktiv si në Procesin e Berlinit edhe në marrëveshjen e CEFA-s.
“Përfshirja e Kosovës në Procesin e Berlinit thekson përkushtimin tonë për stabilitetin rajonal dhe gatishmërinë tonë për të punuar me fqinjët tanë. Duke marrë pjesë në këtë proces ne synojmë të kontribuojmë në zhvillimin e përgjithshëm të Ballkanit Perëndimorë dhe të na ofrojë me qëllimin tonë të përbashkët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian…
Ne jemi të fokusuar në zbatimin e reformave që jo vetëm do të përfitojë ekonomia jonë, por edhe do të kontribuojë edhe në prosperitetin të përgjithshëm të rajonit. Integrimi rajonal është një nga objektivat e rëndësishme të politikës sonë ekonomike duke forcuar lidhjet tona me vendet fqinje.. Kosova është e përkushtuar në luajtjen e një roli konstruktiv si në Procesin e Berlinit edhe në marrëveshjen e CEFTA-s.
I bëj thirrje BE-së që të heqin masat e vendosura ndaj Kosovës, është një vend pro evropian dhe duhet t’i hapen rrugët për integrimin evropian bashkë me vlerat demokratike të saj”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve, Zef Dedaj ka shtuar se CEFTA është një mekanizëm i domosdoshëm për Kosovën.
“Duke e ditur rëndësinë e tregut të Samitit të Berlinit, Kosova menjëherë ka filluar që të dizajnojnë ligjet e nevojshme të cilat janë në harmoni me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të BE-së…
Unë insistoj dhe mendoj që Kosova ka qenë në disa fusha shteti më profesional në përmbushjen e obligimeve që kanë dalë krahasuar me vendet tjera të CEFTA-s, ndonëse në një pozicion jo të barabartë dhe jo të plotë sikur shtet e tjera…CEFTA është një mekanizëm i domosdoshëm për Kosovën, sepse neve na obligon t’i zbatojmë obligimet që kanë dalë nga Samiti i Berlinit, ndonëse kemi padrejtësi”, ka shtuar ai.
Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Mathias Conrad tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë dhe të gjejnë zgjidhje konstruktive për përfitim përkundër rrethanave të vështira politike.
“Procesi i Berlinit sivjet feston 10-vjetorin dhe po dëgjojnë fjalën se ai po kthehet tek shtëpia por është pjesërisht e vërtetë pasi ai s’ka të bëj me Berlinin, por me Ballkanin Perëndimor. Andaj vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë, të jenë në gjendje me ngrit pesha të renda dhe të gjejnë zgjidhje konstruktive për përfitimin e të gjithëve përkundër rrethanave të vështira politike, por ju jeni ata që duhet ta bëni punën…”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së CEFTA-s, Danijela Gaçeviq ka theksuar se kur Kosova të bëhet pjesë e BE-së jo vetëm duhet të jenë në garë me kompanitë rajonale, por edhe kompanitë brenda BE-së. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

IuteCredit me mundësi të mirë, aplikoni tani online për kredi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja