LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Përndjekja e bën Fatmir Limajn njeriun më me integritet

Krasniqi: Përndjekja e bën Fatmir Limajn njeriun më me integritet

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj ngritjes së aktakuzës më të re ndaj Fatmir Limajt.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se përndjekja e Fatmir Limajt, është e dhimbshme aq sa edhe e lavdishme dhe lavdia zakonisht e ka çmimin e lartë.


“Përndjekja politike e bënë Fatmir Limajn – Komandant Çelikun, njeriun më me integritet, mbi te cilin bien te gjitha mëritë e armiqve te kombit shqiptar dhe dashuria e popullit që i shërbeu!”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

PËRNDJEKJE NË VEND TË MIRËNJOHJES!

Nuk e kam më asnjë dyshim dhe nuk me duhet asnjë argument tjetër, Fatmir Limaj është duke u përndjekur po aq sa është duke u përndjekur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si vlerë kombëtare?!

Po ashtu nuk e kam asnjë dyshim: përndjeksitë janë gjithë soj e sorollopi i hafijeve te popullit tonë dhe gjithë lloji i profiterëve te vlerave te Luftës Çlirimtare. Të cilët, UÇK-në e patën për mburojë te përfitimeve personale te pas luftës, e sot Kosovën e kanë bërë mburojë, për mbrojtje personale.

Ne një situatë të tillë, përndjekja e Fatmir Limajt, është e dhimbshme aq sa edhe e lavdishme dhe lavdia zakonisht e ka çmimin e lartë. E dhimbshme se kjo po zgjatë që 13 vjet?!

Lavdi për veprën e madhe te tij. Vepër që ka nxitur të gjitha mëritë e armiqve te Lirisë e Pavarësisë së Kosovës, kundër tij, pse jo edhe te ardhmes së Kosovës. Andaj trajtimi që po i bëhet Luftës Çlirimtare te UÇK-së, është veprim kriminal!

Nëse shikohet nga perspektiva e sotme del se, Ai dhe Brigada e tij 121, ishin më te organizuarit për të luftuar për liri, hapësira e veprimit të tij u bërë strehë e ngrohtë, ishte sofër bujarie, ishte siguria më e duhur për Institucionet më vitale te UÇK-së si: Për Shtabin e Përgjithshëm dhe trupat e tij përcjellës, për Radion Kosova e Lirë, për Agjencinë e Lajmeve – Kosovapresse etj. Ishte strehë e siguri edhe për Zëdhënësin e UÇK-së, nga ku u përcollën për opinionin vendor e ndërkombëtar prononcimet e tij të shumta për qëllimet e Luftës Çlirimtare, për luftën e drejtë të popullit shqiptar! Ishte mburojë edhe për qindra mijë qytetarë te Kosovës! Ajo zonë ishte e tillë edhe për familjen time. Andaj Mirënjohja ime shkon për çdo ushtarë, për çdo qytetarë e familje të asaj hapësire gjeografike! Mirënjohja e jo përndjekja duhet të jetë edhe për Komandantin e asaj Brigade – Fatmir Limaj.

Përndjekja e tij, nuk bëhet nga qytetarët e Kosovës, nuk bëhet nga njerëzit që e donin dhe e donë lirinë e shtetin e Kosovës, nga ata që e njihnin dhe e njohin vlerën e luftës çlirimtare, që i donin dhe i donë qytetarët e Kosovës dhe te ardhmen e tyre te lirë e të dinjitetshme, por nga armiqtë e sehergjinjtë, te cilët shtetit e se drejtës, shtetin e zhvilluar, shtetin e drejtësisë sociale, prisnin t’ua sillte dikush në pjatë. Ata që dje përgatiten dosje e sot heshtin si mumie apo shpifin pa fije turpi kudo qe u epet rasti! Çlirimtarët, kurrë mos qofshin kurrë nën lëkurën e këtyre djajve shpirtzinj!

Përndjekja politike e bënë Fatmir Limajn – Komandant Çelikun, njeriun më me integritet, mbi te cilin bien te gjitha mëritë e armiqve te kombit shqiptar dhe dashuria e popullit që i shërbeu!

Kështu mendoj për çdo çlirimtar e luftëtarë te UCK-së, që ka luftuar dhe ka qenë pjesë e saj deri më 21/22 qershor 1999!

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori