LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi përkrah propozimin e Pallaskës: Kisha të bëhet muze

Krasniqi përkrah propozimin e Pallaskës: Kisha të bëhet muze

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka përkrahur propozimin e avokatit Pallaska se “Kisha e papërfunduar e regjimit gjenocidal te Millosheviqit te ruhet ashtu si është dhe për të qenë objekt i një Muzeu ku do të prezentohen krimet e gjenocidit serb në Kosovë, duhet të merret më shumë se seriozisht”.

Krasniqi përmes një reagimi ka thënë se “këtij propozimi te konkretizuar duhet t’i ipet përgjigje pozitive nga të gjithë dhe jo vetëm në Kosovë. Pallaska me të drejtë ka propozuar se: ‘Ky objekt i papërfunduar kishtar është testament i dhunës shtetërore të regjimit të Millosheviqit ndaj shumicës shqiptare. Fakti që ka mbetur i papërfunduar simbolizon dështimin e projektit të Millosheviqit në Kosovë. Objekte të tilla duhet të mbrohen për të siguruar se krimet e tilla nuk harrohen kurrë dhe, rrjedhimisht, nuk përsëriten. Brenda këtij objekti të papërfunduar kishtar duhet të vendoset ekspozita e përhershme për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë’”, ka thënë Krasniqi, transmeton Telegrafi.


“Nuk besoj se do të mund të ketë ndonjë objekt tjetër, ku do të ruhej kujtesa më e freskët për gjenocidin e regjimit te Millosheviqit të ushtruar ndaj qytetarëve (shqiptarëve) të Kosovës, sesa në ketë objekt kishtar të papërfunduar. Një mesazh i tillë duhet t’ju ipet, diktatorëve te të gjitha ngjyrave. Duhet kuptuar drejtë se çdo përpjekje për te renovuar e ruajtur destinimin fillestar i këtij objekti, pa dyshim se do të ishte vazhdim i krimit dhe i gjenocidit të atij regjimi dhe kjo nuk duhet lejuar. Krimi dhe gjenocidi duhet ta merr dënimin e merituar”.

Sipas Krasniqit, “mbijetesa e atij objekti që kishte qëllim përjetësimin e shkatërrimit të çdo gjëje shqiptare, ka kuptim vetëm nëse ai destinihet për Muze te kujtesës shqiptare, që do të dëshmonte Gjenocidin e Regjimit të Millosheviqit në Kosovë”.

“Po, shqiptarët kanë nevojë imediate për ta pasur përherë në kujtesë atë politikë shkattrruese të gjenocidit serb në Kosovë! Kujtesa jonë nuk guxon të jetë, kujtesë e ‘mendimeve të shkurtëra’. Të bëhemi komb i mendimeve të gjata!
Kosovës dhe Prishtinës si kryeqytet i mungon dhe i mungon shumë një objekt i tillë!
Me ketë duhet të dakordohen të gjithë!”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori