LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi për votimin e Projektligjit të Rimëkëmbjes: Gjendja e bizneseve po përkeqësohet, deputetët të reagojnë në përputhje me situatën

Krasniqi për votimin e Projektligjit të Rimëkëmbjes: Gjendja e bizneseve po përkeqësohet, deputetët të reagojnë në përputhje me situatën

Pasi që Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike kishte kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, anëtarët në Komisionin për Buxhet dhe Transfere nuk e ka rishqyrtuar në lexim të dytë këtë Projektligj.

Projektligj kishte dështuar të votohej për gjashtë herë që nga muaji gusht kur ishte prezantuar për herë të parë në Kuvend.


Lidhur me këtë, kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi për Telegrafin ka thënë se, gjendja e biznese të shkaktuar nga pandemia COVID-19 është e rëndë.

“Edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme, ende nuk kemi marr ndonjë përkrahje ose propozim që ky Projektligj do të ketë ndryshime në momentin që shkon në votim për lexim të dytë. Në rast se nuk merren parasysh kërkesat e bizneseve dhe kalon në këtë formë, pasojat do të janë mjaftë të mëdha duke u ndier në rënien e qarkullimit nga bizneset”, tha Krasniqi.

Ai shton se, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të reagojnë në përputhje me situatën duke e miratuar në lexim të dytë këtë Projektligj.

“Pjesa prej 60 milionë euro ka qenë i mirëseardhur, është shumë i vogël krahasuar me nevojat, sepse për herë të parë që nga fillimi i pandemisë mbështetën nga një shumë prej 290 euro për punëtorë, ku në shumicën e rasteve nuk është as gjysma e pagës së një punëtori për një muaj. Biznesi ka nevojë që deputetët të na dëgjojnë problemet, të reagojnë në përputhje me situatën”, shtoi ai.

Komisioni për Buxhet nuk e miraton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike
Lexo po ashtu Komisioni për Buxhet nuk e miraton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Krasniqi tha se institucionet e vendit nuk po merren sa duhet dhe se janë neglizhent ndaj situatës.

“Ne jemi duke diskutuar për Pakon e dytë të Rimëkëmbjes, që është fundi i muajit tetor, ndërkohë që kemi të bëjmë me shtetet e rajonit janë duke e zbatuar pakon e katërt apo edhe të pestën, dhe ndërkohë janë ndryshuar shumë ligje që t’iu përshtaten bizneseve në gjendjen në të cilën është. Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës nuk e kanë bërë një gjë të tillë, janë neglizhent ndaj situatës, e veçanërisht ndaj qytetarëve”, tha Krasniqi.

Nëse Projektligji siguron votat e nevojshme në seancë, kryetarja e Kuvendit e nënshkruan dhe e dërgon tek Presidenti për shpallje. Ndërkaq, Presidenti ka afat tetë ditë për ta shpallur ose për ta kthyer atë për rishqyrtim në Kuvend.

Në dispozitat e këtij Projektligji është plotësimi dhe ndryshimi e disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Ky do të mbetet në fuqi deri më 31.12.2021. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij Ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. /Telegrafi/