LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi për vendimin e Gjykatës Supreme: Askush nuk humbi – Kosova fitoi sigurinë juridike

Krasniqi për vendimin e Gjykatës Supreme: Askush nuk humbi – Kosova fitoi sigurinë juridike

Kryetari i Këshillit Kombëtare të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme të Kosovës e cila la në fuqi vendimin e PZAP-së, për anulimin e votave të kontrabanduara nga Serbia, askush nuk duhet ta shoh si humbje a fitore politike.

Krasniqi në një reagim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ky vendim sa është kushtetues e ligjor është i pavarur dhe profesional, i cili sipas tij meriton të përshëndetet nga të gjithë, si nga politika ashtu edhe nga individët e cilitdo komb, grupim etnik a fetar.


Ndër të tjera ai ka thënë se NISMA Socialdemokrate ka treguar profesionalizëm të lartë për të mbrojtur kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në Kosovë.

“Ne jemi të bindur se aty ku respektohet ligji, fitorja është e të gjithëve, pra aty nuk ka humbës e fitues. Partia fituese e zgjedhjeve duhet ta mbështet fuqishëm mbrojtjen e ligjit e të ligjshmërisë dhe të kërkon ketë praktikë pozitive në respektim të ligjit. Siguria juridike e secilit qytetarë, është e garantuar vetëm aty ku vendimet kanë mbështetje në ligjet në fuqi”, ka shkruar Kransiqi.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme të Kosovës e cila la në fuqi vendimin e PZAP-së, për anulimin e votave të kontrabanduara nga Serbia, askush nuk duhet ta shoh si humbje a fitore politike. Askush nuk ka fituar a humbur deputet, numrin e tyre e ka caktuar sovrani.

Vendimi është fitore juridike e Kosovës e cila paralajmëron siguri juridike për çdo qytetarë të Republikës sonë. Ky vendim sa është kushtetues e ligjor është i pavarur dhe profesional, i cili meriton të përshëndetet nga të gjithë, si nga politika ashtu edhe nga individët e cilitdo komb, grupim etnik a fetar.
Siguria juridike e secilit qytetarë, është e garantuar vetëm aty ku vendimet kanë mbështetje në ligjet në fuqi. Në cilindo vendim gjyqësor që nuk buron nga ligji, mungon siguria juridike. Aty ku mungon siguria juridike, mungon edhe shteti i se drejtës. Aty ku mungon shteti i se drejtës, sundon arbitrariteti dhe pasiguria për qytetarët. Kudo që ka arbitraritet ka pasiguri juridike, pasiguri qytetare dhe rebelim qytetarë, Vendi ynë ka nevojë dhe pret siguri juridike për qytetarët e tij.

Në shtetin e së drejtës, ku sundon rendi e ligji, ku zhvillohet e sundon demokracia, siguri juridike duhet të ketë jo vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët.
Për rastin që po flasim, me vije mirë që NISMA Socialdemokrate ka treguar profesionalizëm të lartë për të mbrojtur kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në Kosovë. Ne jemi të bindur se aty ku respektohet ligji, fitorja është e të gjithëve, pra aty nuk ka humbës e fitues. Partia fituese e zgjedhjeve duhet ta mbështet fuqishëm mbrojtjen e ligjit e të ligjshmërisë dhe të kërkon ketë praktikë pozitive në respektim të ligjit.

Jam i bindur se këtij vendimi më shumë duhet t’i gëzohen ata që jo pak herë janë përballur me ligjin, e sidomos duhet të ndjehen mirë partitë e mëdha politike që pritet të qeverisin me vendin. Partitë e mëdha politike në Kosovë angazhimin e partive të vogla politike duhet ta shohin si siguresa të ligjshmërisë e të demokracisë. Dhe ketë angazhim duhet ta respektojnë sinqerisht e më zemërgjerësi!

Duke e bërë ketë, ato tregojnë se në Kosovë po nis një fillim i ri, përndryshe me rroba të “reja” po mbulohet e vjetra. Kosovës, vërtet i duhet një fillim i ri.
Ne, Socialdemokratet kudo që të jemi, me gjithë kapacitetet tona politike, intelektuale e profesionale do të jemi pa pardon, gardian të sundimit të ligjit. Po ashtu siç ishim luftëtarë të lirisë!

Ne, Socialdemokratet do të jemi gardian të kushtetutshmërisë e te ligjshmërisë e Ju?

Ndryshe Gjykata Supreme ka konfirmuar se ka pranuar shtatë ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike, për të cilat është marrë vendim të refuzohen.

Kandidatët për deputetë kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme, pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që votat e ardhura nga Serbia të largohen nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Lajme
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Lajme
Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Elfije Boletini
Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Politikë
Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Politikë
Kalo në kategori