LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi nga KDI: Të hiqet raporti i Bulliqit, të ratifikohet Demarkacioni

Krasniqi nga KDI: Të hiqet raporti i Bulliqit, të ratifikohet Demarkacioni
Albert Krasniqi

Të gjitha zhvillimet e fundit lidhur me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi kanë prekur dhe nuk kanë kaluar pa debat edhe mes shoqërisë civile.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se stërzgjatja e këtij procesi flet për jo seriozitet nga ana e institucioneve të shtetit të Kosovës.

“Tash po bëhen 3 vite prej kur çështja e Demarkacionit duke dominuar debatin publik dhe atë politik. Për 3 vite, ne si shoqëri, Kosova si shtet dhe institucionet e saj nuk kanë dhënë përgjigje përfundimtare se cila është vija kufitare me Malin e Zi. Kjo mungesë e arritjes së konsensusit mes partive politike dhe për t’i dhënë përgjigje temave që ngriten në Kuvend që ne së pari si shtet ta dimë ku e kemi kufirin dhe pastaj këtë mund ta kontestojmë këtë me Malin e Zi nëse vërtetohet se ka pasur humbje territori po e shpërfaq mungesën e seriozitetit të Kosovës si shtet dhe mënyrës primitive të të bërit politikë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi duhet të ratifikohet sa më parë në Kuvendin e Kosovës.

“Kemi bërë thirrje që në radhë të parë të ketë konsensus dhe në rradhë të dytë, që deri tani nuk është provuar në mënyrë bindëse se Kosova po humb territor atëherë duhet të ratifikohet kjo marrëveshje. Pra, nuk duhet të humbim më shumë kohë. Nuk ka fakte të reja për humbjen e territorit, duhet të ratifikohet ky version”, tha Krasniqi.

Ai ka komentuar edhe atë që duket se është një problem i ri në arritjen e konsensusit mes partive politike shqiptare, përjashtuar Vetëvendosjen për të dhënë votën “pro” për marrëveshjen e Demarkacionit – raportin e Komisionit në krye me Shpejtim Bulliqin.

“Ky është një qëndrim i gabuar i kryeministrit Haradinaj dhe duhet të heqë dorë nga ky qëndrim i cili po bllokon ratifikimin e Demarkacionit. Nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë praktikë juridike dhe parlamentare nuk njeh që brenda një dokumenti të ketë dy qëndrime që përjashtojnë njëra-tjetrën”, u shpreh ai.

Sipas tij, raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit duhet të largohet nga marrëveshje pasi është raport i njëanshëm dhe nuk prodhon asnjë efekt juridik për palën tjetër.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori