Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, të mërkurën ka hapur periudhën për aplikim për disa nga masat mbështetëse për këtë vit, përmes granteve investive për fermerët në gjithë territorin e Kosovës.
Zëvendësministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi, tha se thirrjet për aplikim janë hapur për masën 101, përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore, për masën 103 përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, për masën 302 përmes së cilës përkrahen investimet në diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, për masën e ujitjes së tokave bujqësore, për masën 303, përmes së cilës përkrahen investimet në përgatitjen dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit lokal – Qasja Leader – për Grupet Lokale të Veprimit (GLV) të përzgjedhura.
Sipas tij gjatë periudhës për aplikim, e cila është hapur sot më 22 maj e që zgjatë deri më 01 korrik 2019, fermerët dhe agrobizneset mund të aplikojnë për të përfituar në kuadër të këtyre masave, duke u bazuar në dokumentacionin, procedurat dhe kriteret e parapara me program dhe që janë publike në faqen e ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).
“Buxheti për zhvillim rural, këtë vit arrin në 20,500,000.00 euro. Ka shumë kërkesa nga bujqit për të mbështetur ta”, tha Krasniqi në emisionin ‘Studio e Hapur’, në RTK3.
Ndryshe për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, fermerët dhe agrobizneset do të mund t’i gjejnë informacionet në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë,www.azhb-ks.net dhe në uebfaqen e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural www.mbpzhr-ks.net. Po ashtu, ata mund të informohen edhe në Zyrat Rajonale të AZHB-së. /RTK/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Këtë të shtunë bëhet hapja madhështore me muzikë e sallës "Panorama" në Hotel Dukagjini
Qytetarët kundër shtrenjtimit të rrymës: E papërballueshme, jemi lodhur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin