LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi kritikon platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë (Foto)

Krasniqi kritikon platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë (Foto)

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka hartuar platformën për fazën finale të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo platformë pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës, mirëpo kjo ende nuk është bërë anipse në seancën e djeshme të Kuvendit ishte në rend dite.

Kundër kësaj platforme e cila në bisedimet me Serbinë do të prezantohet nga presidenti Hashim Thaçi, kanë dalë partitë opozitare.

Lidhja Demokratike e Kosovës dje edhe zyrtarisht njoftoi se nuk do ta mbështes këtë platformë të cilën e cilësuan si të dobët, joserioze dhe me pretendime jokushtetuese.

Madje në pikëpyetje këtë platformë po e vënë dhe analistë e persona nga shoqëria civile.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një postimi në Facebook ka prezantuar platformën të cilën e ka përgatitur tash Qeveria e Kosovës dhe atë të kaluarën.

Ai ka shkuar se për të parë seriozitetin e Qeverisë duhet bërë krahasimin e këtyre dy platformave.

” Për me pa seriozitetin e Qeverisë në raport me dialogun me Serbinë, është mirë me ja hedh një sy Platformës shtetërore që e ka dërguar në Kuvend, prej një faqe e pak: Edhe ta krahasoni me platformën e kaluar: Ka keq e ma keq”, ka shkruar Krasniqi.

Në platformën të cilën e ka përgatitur Qeveria e Kosovës në mes tjerash thuhet ” Kuvendi i Republikës së Kosovës insiston që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me një Marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, përmes së cilës duhet të ndodhë njohja reciproke ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës vlerëson se nënshkrimi i Marrëveshjes ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, do të mundësojë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve fqinje, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial”.

Ndërkaq deri tani Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë indikacione që do të bëjë ndryshime në Platformën aktuale, përkundër që ajo po kritikohet nga partitë opozitare si LDK dhe VV. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori